Shpifjet e idhujtarëve ndaj profetit Muhamed a.s

SOT…
Ti je në Shkup!
Skizofrenia e një dështimi politik
Fantazmat e Ballkanit

Shpesh herë na merr rrjedha e jetës dhe nuk u kushtojmë rëndësi shumë gjërave, fjalëve, bisedave, bukurive, lutjeve etj… Shumë gjëra ngaqë i dëgjojmë shpesh, as nuk e lodhim trurin të ndalemi për disa sekonda dhe të meditojmë më thellë rreth tyre, duke ua harruar vlerën.
Kjo ndodhi flet pikërisht për këtë çështje, flet për disa fjalë të cilët i kemi dëgjuar dhe i dëgjojmë shpesh, por pikërisht për këtë fakt, i kalojmë dhe nuk u kushtojmë vëmendjen e duhur.
Gjatë trembëdhjetë viteve të mesazhit hyjnor në Mekë, profeti Muhamed a.s mundohej të komunikojë me sa më shumë njerëz për tu kumtuar atyre mesazhin e Zotit. Nga ana tjetër, mekasit, duke qenë të ndërgjegjshëm për emrin e mirë që ai gëzonte mes njerëzve, filluan të përhapin shpifje dhe thashetheme rreth Profetit a.s. Ata, herë thoshin se profeti Muhamed a.s ishte çmendur, herë se ishte magjistar, herë se ishte fallxhor, herë të tjera e akuzonin si poet, e herë të tjera si njeri të pushtuar nga xhindet.
Sidomos gjatë sezonit të Haxhit, mekasit përdornin në maksimum shpifjen se ai ishte pushtuar nga xhindet, pasi vetëm kështu i mbanin njerëzit larg Profetit a.s. Ai nuk duhej të komunikonte me ta, pasi kishte forcë të madhe bindëse.
Mes pelegrinëve të një viti ishte dhe një person që quhej Uvejs ibnu Dumat. Ai shquhej për mjekësi popullore dhe merrej edhe me njerëzit që pretendonin se ishin pushtuar nga shpirtrat e këqinj.
Me të mbërritur në Mekë, disa burra mekas iu afruan dhe i thanë:”Dëgjo! Në Mekë është një burrë i pushtuar nga xhindet, prandaj bëj kujdes dhe mos iu afro se të pushtojnë dhe ty xhindet e tij!”
Kur i dëgjoi këto fjalë, atij i erdhi keq dhe me vete tha:”Gjynah i shkreti! Jo që nuk duhet ta shmang, por do të shkoj ta takoj dhe ta shëroj!”
Menjëherë u nis drejt qendrës së Mekës dhe pasi u interesua për Muhamedin a.s, e gjeti dhe me ta përshëndetur i tha:”O Muhamed! Unë i shëroj dhe i çliroj njerëzit nga shpirtrat e këqinj! Më thuaj nga se vuan dhe unë do të bëj derman!”
Profeti Muhamed a.s e kuptoi se këto fjalë i kishte dëgjuar nga mekasit, prandaj dhe nuk e prishi qetësinë. Ai i tha:”O Uvejs! Më dëgjo mirë atëherë!” dhe menjëherë ia nisi ti recitojë disa lutje, të cilat zakonisht i reciton imami në çdo ditë të xhuma dhe që përbëhen nga këto fjalë:
Lavdërimet i takojnë Zotit, Atë e falënderojmë, Atij i kërkojmë të na udhëzojë, Atij i kërkojmë falje, Atij i kërkojmë të na mbrojë nga e keqja e veteve dhe e punëve tona…”
Burri uli kokën pak dhe pastaj i tha:”Pa mi përsërit edhe një herë!”
Profeti a.s ia përsëriti edhe një herë.
Burri i tha:”O Muhamed! Këto janë fjalë të mençura dhe jo fjalët e një personi që është pushtuar nga xhindet. Pa më trego se kush je e çfarë bën!”
Profeti a.s i foli për parimet e përgjithshme të islamit dhe i tha se ishte i dërguari i Zotit.
Burri e dëgjoi me vëmendje dhe i tha:”Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Atij që na ka krijiuar dhe se ti o Muhamed je i dërguari i Zotit.”
Sa herë të dëgjosh gjëra me të cilat je mësuar, ndalu pak dhe medito rreth domethënies dhe kuptimit të tyre. Fjalët që përsëriten shpesh herë, ndonjëherë janë fjalë që përmbajnë domethënie të madhe, prandaj ndalu dhe mendo rreth tyre.

1798485_10152808828162698_5656525119233935259_n

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO