Shqipëri, krerët e shtetit mirëpresin ligjin për gjuhët

Shqipëri, krerët e shtetit mirëpresin ligjin për gjuhët

Në sa vende mund të udhëtohet me pasaportë të Maqedonisë?
Pritje madhështore e Shkëndisë nga KF Shkupi (FOTO)
Kumanovarët e bëjnë për spital bashkëqytetarin
Sot kualifikimet për Champions League

Pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve reaguan edhe krerët e Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri shqiptar Edi Rama miratimin e ligjit e cilësoi si arritje historike, ndërsa Presidenti, Ilir Meta si akt të rëndësishëm për të ardhmen evropiane. “Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë” shkroi Rama në rrjetin social facebook. Presidenti shqiptar Meta shkroi: “Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.” Edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha përshëndeti aktin duke shkruar se “Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë.” Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkroi se miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky është hap i rëndësishëm për tërë rajonin dhe të ardhmen e tij euro-atlantike.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.