Shqiptari në burg rrah sulmuesin Selës

Shqiptari në burg rrah sulmuesin Selës

“Aleanca për Shqiptarët do të jetë surprizë në Çair dhe Tetovë”
Media gjermane: Vetëvendosja qendra e gravitetit, BESA forca e parë e shqiptarëve në Maqedoni; ja rreziku i Shqipërisë së madhe
Banorët e Ohrit nuk flenë, toka dridhet (VIDEO)
Aksident në Shkup, lëndohet nëna dhe vajza dy vjecare (VIDEO)

Një i ri shqiptar ka rrahur sot në burgun e Shutkës njërin prej maqedonasve që sulmoi Zijadin Selën në ditën e përgjakshme të 27 prillit, në Parlamentin e Maqedonisë, njoftojnë për Gazetën Lajm burime nga burgu.

Autoritetet e burgut dhe policia ende nuk e kanë konfirmuar këtë incident.

“Ne burgun e Shutkës, sot, një i ri nga Shkupi me urdhër të Grupit të Kumanovës rrahu kriminelin që e kishte rrahur Selën. E nxori hakun e Selës. Kjo tokë e Iliridës nuk duron më sundim, shpejt do të marrim hak për të gjithë”, kanë shkruar disa të rinj në rrjetet sociale, pa bë të ditur identitetin e saktë të sulmuesit të Selës.

Në burgun e Shutkës gjenden disa të akuzuar për dhunën e 27 prillit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.