Shqiptari nga Shkupi mahnit opinionin: E kupton që ka blerë telefon të vjedhur, e dorëzon në polici!

Shqiptari nga Shkupi mahnit opinionin: E kupton që ka blerë telefon të vjedhur, e dorëzon në polici!

Austria ndalon me ligj burkën dhe mbulesën
ISIS-i humb 60 për qind të territorit
“Tetovarët kërkojnë bashkimin me Kosovën”
Sulmi në Manchester, dëshmia: Si më shpëtoi telefoni nga bomba (Foto)

Policia ka ngritur padi penale kundër personave L.A. (21), F.S. (20), Xh.Q. (17) и B.Е. (19), të gjithë nga Shkupi, për shkak ët dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra penale “plaçkitje” (tre të parët kanë kryer tri vepra penale, kurse i katërti ka kryer një vepër penale).

Sipas MPB-së, të pandehurit i kanë kryer veprat penale në periudhën nga 27 deri më 30 dhjetor të vitit të kaluar ën komunat Karposh dhe Qendër, duke përfituar nga plaçka 80.500 denarë, transmeton Gazeta Lajm.

Më 27 dhjetor, rreth orës 20 e 30 minuta L.A., F.S. dhe Xh.Q. te liqeni i madh në Parkun e qytetit të Shkupit, duke e kërcënuar me thikë ia kanë kërkuar celularin dhe paratë një personi, e më pas e kanë hedhur në liqen. Njërin prej celularëve të vjedhur ata ia kanë shitur një banori shqiptar të Kondovës, i cili më pas e ka zbuluar se celulari nuk ka qenë i tyre. Rastin e ka paraqitur në polici, kurse telefonin e ka kthyer.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.