Shtylla kryesore e jetës

Shtylla kryesore e jetës

Rrëfimi i asaj…
Skizofrenia e një dështimi politik
Deponia e Strugës një vegël e pushtetarëve huligan – Blerton Arsllani
Unë jam arkitekt i jetës time

Shkruan: Sejlan QAMILI, Shkup

Më kujtohet si sot dita, kur unë gjendesha në spital dhe rastësisht një plak i lodhur dhe i raskapitur nga jeta, kërkoi ndihmë nga unë dhe me tha: “Bije e dashur, do t’më ndihmosh t’i kalojmë këto shkallë së bashku?”; Dhe unë menjëherë e ndihmova duke menduar që tek porta poshtë e priste ndokush. Unë e lash atë dhe e pash që askush nuk i’u afrua dhe i thash: “Xhaxha, ke dikën të të marrë!?”; Ai m’u përgjigj shkurt dhe qartë… Jo!!! Por… kam familjen! Ato nuk jan me mua por banojnë në zemrën time.

Dhe unë prej atij momenti e kuptova që ai ishte një njeri i braktisur rrugëve dhe jetonte i vetëm. U dëshpërova dhe ndjeva një boshllëk të madh në zemër, por nga ana tjetër dhe një gëzim, pasiqë unë kam një familje dhe nuk isha “ai njeri i braktisur rrugëve”.

Mirëpo njeriu në jetë ballafaqohet me shumë ngjarje të ndryshme, ku ne deshtëm apo jo bëhemi pjesë e saj. Unë ndonjëherë bie në dilem dhe pyes veten: “Pse çdokush mund të ket familje dhe nuk din ta doj, kurse dikush tjetër menxi pret të jetë prind dhe të krijoj familje?” Ç’është familja për ne? Dashuria? Sakrifica e Edukimi? Çfarë nënkuptojmë ne me këto gjëra? Çfarë na shtynë neve të sakrifikojmë? Por të dashurojmë? Cila është dashurija jonë e parë? Mua s’i përgjigje e gjithë këtyre mëduket se është FAMILJA!

Me duket se janë ata njerëz që të kapin për dore kur ti së pari her rëzohesh, dhe prej atij rrëzimi fillon ngadal dhe ngrihesh, kupton që jeta ka ulje dhe ngritje dhe kupton që ke dy persona që të rrinë pranë në të mirë dhe në të keqe. Pra ne e dimë që kemi një fole, ku pamvarësisht se ku e kalojmë ditën ne përsëri kthehemi aty, pra në familjen tonë në folen tonë.

Por frytat kryesor që krijojnë familjen janë fëmijët, janë ata që bëjnë një familje të rritet dhe të ketë harmoni në të. Por kur flasim për ne, pra fëmijët, qoftë i mitur apo i rritur, unë pyes veten: “A e kanë këtë dashuri edhe ata fëmijë që i është thyer ëndrra?; Po ata fëmijë që mbrëmja i zë pa ngrënë e pa pirë?; E ata fëmijë që z’gjasin dorën vetëm për një kafshatë buke?”

Një thënie që më ka lënë përshtypje është kur një baba i drejtohet birit të tij dhe i thotë: “Kujdes ku hedh hapat bir!” Dhe i biri përgjigjet: “Kujdes ti baba, se unë ndjek hapat e tua!”

Prind të dashur, jeni ndalur ndonjëherë pranë fëmijës suaj të pyesni çfarë halli ka, ka ndonjë brengë – është i lumtur apo jo!? Mirëpo, JO! Sepse zakonisht ne, familjet tona, vrapojmë pas fëmijëve pasi ata rrëzohen, pasi ata dështojnë, pasi ata dëshpërohen dhe nuk kanë asnjë rrugëdalje. Por nëse ne nuk i dëgjojmë për gjërat e vogla kur ata janë të vegjël, atëherë ato nuk do t’iu tregojnë edhe për gjërat e mëdha kur të rriten!

Ne shpeshherë gabojmë duke mos patur guxim të flasim me prindërit apo ndonjë pjestarë të familjes dhe shprehemi me ndokënd që asnjëherë në jetë ska për të na kuptuar. Ju si prind, duhet të uleni dhe të bisedoni me to. Sepse as SHKOLLA, as FILMI e asTELEVIZIONI nuk mund të jetë mësues më me ndikim të madh sesa vetë ju! Ju si prind, mendoni se lumturi për ne është një fustan i bukur apo një celular i ri? Ose një shtëpi e madhe dhe lukzoze? Jo, apsulutisht gaboheni sepse të jetë e vogël edhe sa një kasolle, për ne ka rëndësi kush qëndron aty, a e kemi atë ngrohtësi familjare në zemra apo jo? Fëmijët nuk do t’iu mbajnë mend për gjërat matriale që i keni ofruar, por për ndjenjën që i keni dhuruar!

Mos mendoni se fëmija juaj është i paaftë dhe kurr mos i thuani se nuk di, sepse aj ska për të ditur kurr. Mësohuni të përkrahni njëri-tjetrin, mësohuni të dëgjoni njëri-tjetrin. O njeri, kuptoja vlerën fjalës FAMILJE! Thurr ndjenjat më të mëdha për të! Mos harro kush janë ata njerëz që të duan më shumë se gjithëçka në këtë botë! Mos harro kush është ajo nënë që qëndron në pragun e derës vetëm të presë fëmijën e vet nga gurbeti! Mos harro ku e gjen forcën një grua si ajo, që vitet e jetës e kanë lodhur pa fund, në një famijle të madhe me derën gjithëmonë të hapur derisa priste dhe përcillte mysafirë! Ty që kur të shoh me një rrudhë të shtuar në ballë, shoh atë futyrën engjëllore sepse ti je ajo që punon 24orë dhe je e gatshme të mos ndalesh kurrë!

Dhe mos të harojmë kush është ai baba që flijon veten të punojë çfardo lloj pune vetëm që fëmija i tij të mos ngelet pa buk dhe shkollim! Ti mundesh t’i duash ato, t’i ndjesh vërtet ato mos i gënjej, ato janë sërisht aty gjallë apo vdekur! Të falin çdo gabim të japin gjithë të mirat e jetës!

Pra, familja është gjëja që duhet vendosur të parën në jetë dhe s’duhet braktisur kurrë. Nëse je i lidhur me famijlen, atëherë ti je në paqe me botën. A nuk është kjo gjë që çdokush do ta donte? Sigurish. Në fund të jetës suaj, nuk do të pendoheni që nuk keni kaluar edhe një test, që nuk keni fituar dhe një akt gjykimi apo që nuk e keni kryer një marrëveshje. Ju do të pendoheni për kohën që ju nuk e keni kaluar me burrin, shokun, fëmijët, gruajën dhe prindërit sepse familja është si një degë druri, në të gjithë ritemi në drejtime të ndryshme mirëpo rrënjët gjithmonë na mbesin.

 

*** Autorja është nxënëse pranë shkollës së mesme të qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”, njëherit edhe fituese në mbrëmjen oratorike të mbajtur nga Qendra për zhvillim edukativ dhe kulturor – RACIO.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.