31 C
Skopje
August 13, 2018
Informacione Rajoni dhe Bota

Shuhet Frankie, qeni që nuhaste tumorin e tiroideve

“Asnjëherë mos gjyko një libër nga kopertina”. Kështu, një shkencëtar ka dashur të kujtojë Frankie-n, qenin-shkencëtar i bërë i famshëm në SHBA për shkathtësinë e tij të jashtëzakonshme në fushën mjekësore, atë të diagnostikimit të tumorit të tiroideve, thjesht duke nuhatur urinën e pacientëve. Kafsha, që i është vendosur emri i “Frankie Foundation”, aktive në Arkansas, u gjet në rrugë i braktisur disa vite më parë në gnejdje të kqe shëndetësore në një parkim në Litle Rock, para se të kthehej në një rast mjekësore.

Frankie ishte në gjendje të ndiente erën e kancerit të tiroides, zakonisht i diagnostikuar me analiza specifike të gjakut ose një biopsi. Kjo aftësi ka nxitur pronarin e tij adoptues (dhe themeluesin e fondacionit) që të studiojë funksionimin e tij, të mos përdorë qen brenda spitaleve, por të krijojë pajisje elektronike të cilat mund të zëvendësojnë procedurën tradicionale diagnostike, duke siguruar kështu një metodë më pak invazive , duke rritur gjithashtu efektivitetin e saj.

Siç raportohet nga media amerikane, kafsha u trajnua pastaj të shtrihej në rast të pozitivitetit të tamponit të pacientit njerëzor dhe të largohej në rast të kundërt. Indeksi i saktë i diagnozës kishte arritur gjithashtu në 88% të rasteve, me kohë më të shkurtër krahasuar me metodat “tradicionale”.

Frankie, gjatë një testi

“Frankie ishte një metaforë e jetës, – shkruante në “Facebook” pronari, Arny Ferrando, – një djalosh normal që ishte i aftë për gjëra të jashtëzakonshme, ai ishte në gjendje jo të mirë, i uritur, me dhëmbë të shëmtuar kur e gjetëm. Kishim katër qen në shtëpi, ndaj dhe qëllimi im ishte t’i gjenim nj strehë.

Gruaja ime, për fat të mirë, tha se ishte vetëm një qen i zi dhe se shanset e tij për të dalë nga kolibja ishin të pakta. Një shembull pra, që kurrë nuk gjykohet një libër nga kopertina”.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Tragjedi: Familja strugane aksidentohet rëndë në Serbi, dy të vdekur

shprehja

Beqiri: Thaçit i ka humb busulla, po manipulon me shqiptarët e Luginës

shprehja

Turistet rrehen për një selfie para shatërvanit

shprehja