14 C
Skopje
September 21, 2018
Offside

Skandal te Liverpool, klubi denoncon Salah në polici…

Liverpool ka njoftuar Policinë e Merseyside në lidhje me një video të bërë virale, ku shfaqet ylli i të “Kuqëve” Mohamed Salah duke përdorur celularin e tij, ndërkohë që ishte në drejtim të makinës. Në një xhirim që qarkullon në “Twitter”, që parashikohet të përmbajë filmime të së dielës, pak pasi futbollisti egjiptian udhëhoqi ekipin e Liverpool drejt fitores 4-0 ndaj West Ham United, Salah shfaqet duke i dhënë makinës e njëherësh duke përdorur telefonin e tij teksa ndodhet në trafik. Tifozët, përfshirë edhe fëmijët po shpresonin të tërhiqnin vëmendjen e yllit të Liverpool, por ai nuk ia dhuroi atë. Salah vijoi të ishte i përqendruar në pajisjen e tij elektronike, teksa niste makinën larg trafikut.

Gjithsesi, përmes një zëdhënësi, Liverpool ka komunikuar se kanë njoftuar policinë në lidhje me situatën. Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme për këtë çështje, pasi do të trajtojnë rastin brenda ekipit. “Klubi, pasi diskutoi me futbollistin, ka njoftuar Policinë e Merseyside, për videon dhe rrethanat në të cilat është bërë ai fimim. Ne kemi komunikuar edhe me futbollistin gjithashtu dhe do ta ndjekim çështjen brenda klubit. As klubi dhe as futbollisti nuk do të bëjnë komente të mëtejshme për çështjen”, lexon komunikata sikurse raportohet nga “Liverpool Echo”.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Higuain nderon Milan, Arsenal feston me “poker”

shprehja

Igli Tare blindon dy yjet e Lazio-s

shprehja

Bashkëlojtari “tradhton” Modric: “Topin e Artë” e meriton Cristiano Ronaldo

shprehja