21 C
Skopje
August 14, 2018
Shprehja Shprehu

SOT…

sibora-ibrahimiShkruan: Sibora IBRAHIMI, Shkup

Sa kohë e keqe ka ardhur më e rëndë koha se të gjithë njerëzit. Sot lëvdata e vëllaut na duket sharje, ndihma e fqiut na duket dëmtim, lindja na duket vdekje e vdekja çlirim, e bardha na duket e zezë dhe e zeza ngjyrë parajse.

Të gjithë flasim për poshtërsin e realitetit ku jetojm, sepse vërtetë të gjithë e ndjejn se sa i poshtër është ky realitet. Të gjithë duam që të jetojm ndryshe, të lirë nga maskat, ndërkaq më pas kur fjalët duhet të kalojnë në vepra atëherë po të gjithë rrinë në heshtje sikur pajtohemi me këtë poshtërsi. Realiteti i poshtër i të jetuarit është ajo që ne e krijojm me heshtjen tonë dhe me mungesën e guximit që të sfidojm maskat.

Nëse do ta krahasojm kohën e sodit me kohën më përpara do të shohim se sa shumë gjëra kanë ndryshuar.

Meshkujt… nëse do ta kthejmë kokën pas në kohë do ta shohim se figura e burrit ka ndryshuar shumë dikur një mashkull i vërtet ishte aj puntori me duart të pista dhe gjithë djersë. Sot? Mashkulli i vërtetë kondsiderohet ai që i mban duart në xhep dhe ec lartë e poshtë, mashkullit sot edhe veshja u është ndryshuar ato janë zavendësuar me pantollona të ngushta dhe këmisha me lule, bile një mashkull mund të jetë më i depiluar se sa një femër. Për të më nuk ka rëndsi se si ndihet personalisht me femrën qe ka përkrah por se si e shohin të tjerët, sa më e zhveshur dhe më e lyer të jetë femra e tij aq më i pushtetshëm duket ai përpara të tjerëve.

Nuk kam asgjë kundër modës por edhe modernizimi ka kufij, nuk mundesh ti që nuk di ti lidhësh dy fjali te jesh i pranuar nga shoqëria vetëm se paratë e babait të bëjn me një veturë luksoze.

Kurse femra, sa shumë femra dalin nga vetja e tyre dhe krijojnë këtë vetveten “në thonjëza”. Intrigojn pafundsisht për të arrituar atë që duan. Lyhen e pispillosen për të shkëlqyer por në fakt vetëm shtojn pisllëk. Të merr malli të dëgjosh një femër që flet qartë dhe pastër për një problem aktual të shoqëris ku jetojm. Dëshira e madhe e tyre për të qenë të ashtuquajtura moderne I kthen në sllave të shemtimit shpirtëror dhe fizik. Plastike jashte dhe plastike brenda ato nuk zgjedhin më djalin intelegjent dhe puntor por at djalin që duket i fortë dhei  pushtetshëm ne shoqëri.

Nuk quhesh më vajzë trendi nëse nuk nxjerr në rrejtet socilae foto me tufën e luleve, mundësisht ma te madhe se shoqja.

Përgoimet,t hashethemet, intrigat janë bërë njejtë si ajo reklama televizive”tre në një” saqë futja e hundës në punën e tjetrit është bërë profesioni më me knaqsi që bëhet. Por as nuk dihet se njerëzit kur do ta kuptojn se ne marrim erë në jetën tonë edhe pa hundët e tyre… Se në ditët e sodit thjeshtësin e kanë humbur, vetëm ata që vuajnë për pak vëmendje.

Një njeri i madh është ai, që të respekton për atë që të ka respektu e për atë që je dhe mbasi ja ke prish qejfin.

 

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja