31 C
Skopje
August 13, 2018
Informacione Rajoni dhe Bota

Sot festohet “Dita Botërore e Luanit”, por vetëm 20 mijë mbeten në Afrikë

Më 10 gusht festohet Dita Botërore e Luanit, mbreti i kafshëve, që ka qenë gjithmonë i konsideruar si një simbol i fuqisë dhe krenarisë, por i kërcënuar seriozisht globalisht.

Luanët i duan të gjithë, por pak dinë numrat që lidhen me zhdukjen masive të tyre. Siç raportohet nga ËËF, në fakt, numri i luanëve që jetojnë ende është ulur rrezikshëm me 42% në vetëm 21 vitet e fundit.

I zhdukur prej kohësh në Afrikën e Veriut, luani është i rrezikuar edhe në Afrikën Perëndimore, ku mbeten disa qindra individëve. Sipas vlerësimeve të Bashkimit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) është e mundshme që në të gjithë kontinentin afrikan të ketë më pak se 20 mijë luanë, teksa në dekadat e fundit “mbretërit e pyjeve” janë zhdukur në dymbëdhjetë vende sub-Sahariane.

I njëjti fenomen po ndikon edhe luanët në Azi, ku ka ekzemplarë më të vegjël, të cilët në numër janë jo më shumë se 600 mostra që ende mbijetojnë, edhe këto vetëm në Parkun Kombëtar Gir, në Indi.

Një fakt vërtet alarmues në qoftë se ju kujtojmë se dikur këto kafshë ishin të përhapura në të gjitha territoret duke filluar nga Turqia e deri në Bengal.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Tragjedi: Familja strugane aksidentohet rëndë në Serbi, dy të vdekur

shprehja

Beqiri: Thaçit i ka humb busulla, po manipulon me shqiptarët e Luginës

shprehja

Turistet rrehen për një selfie para shatërvanit

shprehja