Sot ka rroga për nder të Kurban Bajramit

Sot ka rroga për nder të Kurban Bajramit

Tërmeti në Shkup, flet drejtori i Institutit Sizmologjik
Kundërshtarët e Shkëndisë dhe Skënderbeut në Europa League
Ahmeti: Është koha ime, bombën do ta shpërthej kur të vijë koha
Taravarit i publikohen mesazhe private nga pacientja (MESAZHET)

Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot do të bëjë ekzekutimin e pagave për muajin gusht.
Për shkak të festës së Kurban Bajramit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt, ka njoftuar MF.
Me këtë rast, Ministri i Financave Agim Krasniqi të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u uron festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.