12 C
Skopje
September 26, 2018
Informacione Vendi

Sot para 17 viteve u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit

Më 13 gusht të vitit 2001, pra si sot 17 vite më parë, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Crvenkovski, i PPD-së Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit janë:
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë
3. Konfirmohet karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Megjithatë edhe pas kësaj Marrëveshje zbatimi i saj lë shumë për të dëshiruar.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Zaev: Me një amendament në Kushtetutë do të ndryshohen katër gjëra

shprehja

Zaev: Një votë më shumë “kundër, anulohet Marrëveshja me Greqinë

shprehja

LDK dhe VV bojkotojnë grupin punues për Projektligjin për mbrojtjen nga ndotja e ajrit

shprehja