Sot pritet të ndodhë ‘mrekullia’ në Kuvend

Sot pritet të ndodhë ‘mrekullia’ në Kuvend

Ushtria e SHBA-së në fund të korrikut futet në Maqedoni
ZYRTARE: Neymar në PSG
Konjufca i VV-së : Ja pse nuk arritëm ti bashkojmë partitë shqiptare në Maqedoni
Myslimanët shtrojnë iftar në rrugë për banorët e ndërtesës së djegur

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të cilave edhe i seancës së gjashtë në të cilën pritet të votohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski pasi dje përfundoi debati për këtë pikë.

Sipas paralajmërimit në internet-faqen e Kuvendit, deputetët fillimisht do të debatojnë për pikat e tjera nga seanca e tetë në rend dite të së cilit është Propozim-vendimi për emërim të funksionit zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Midis pikave të kësaj seance janë edhe disa propozim-ligje të parashtruar nga deputetë të opozitës për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, Ligjit për ekzekutim, ndryshimet e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, Ligjit për prokurori publik, plotësimet e Ligjit për pagesë të pagave në Republikën e Maqedonisë, si dhe Propozimi i Ligjit për veprimtari të mjekëve, të gjithë në lexim të parë. Pjesë e rendit të ditës të kësaj seance janë edhe raportet vjetore për punë të disa agjencive, si dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Në kuadër të seancës së gjashtë duhet të votohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Zvërlevski pasi dje përfundoi debati për këtë pikë. Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski në vazhdimin e kësaj seance e prezantoi mendimin e Komisionit antikorruptues sipas të cilit pas shpalljes së zgjedhjeve ekziston pengesë ligjore për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror. Pas kësaj ai paralajmëroi se deputetët e tij do ta braktisin punën e seancës për këtë pikë për shkak se e konsiderojnë për joligjore.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i replikoi se ai nuk ka kërkuar mendim nga Komisionit për luftë kundër korrupsionit dhe se ai në mënyrë të paautorizuar i është drejtuar Kuvendit me ç’rast e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet, gjegjësisht Rregulloren. Sipas tij, Kuvendi është organi më i lartë ligjdhënës në RM, ndërsa Komisioni antikorruptues si organ i cili është zgjedhur nga Kuvendi nuk mund të jetë kontrollor i Kuvendit. Pas kësaj ai e vazhdoi seancën dhe pasi konstatoi se ka përfunduar lista e folësve e përfundoi debatin për këtë pikë dhe e ndërpreu seancën.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit, thuhet, mes tjerash, në propozim-tekstin.

Në rend dite të seancës së gjashtë janë mbi 30 pika, midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017, propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.