Sulejman Mehazi : HADI OSMANOVSKIT TË LSDM-së

Sulejman Mehazi : HADI OSMANOVSKIT TË LSDM-së

Urreni mekatin por jo mekatarin ! – Blerton Arsllani
Mjerimi nuk ka fund – BEKIM ISMANI
Një ditë…
Çmimi i mosnënshtrimit

Sulejman Mehazi
Nëse LSDM-ja e Hadi Osmanit do t’i mbronte shqiptarët nga VMRO-ja, atëherë lirisht e pa pikë dyshimi mund të themi, se, ne që jetojmë në Maqedoni s’jemi shqiptarë, por maqedonësa të LSDM-së. Hajde mendje e fjalë të shkruara nga Hadi Osman Zajevisti. A je në mend o ti djali Karadakut, partia me gjak e frymë maqedonase do i mbronte shqiptarët nga kush?, nga një parti tjetër po ashtu maqedonase. Si s’të vjen turp të jeshë aq ndjellakeqës për partitë shqiptare, sipas shkrimeve më dukeni si ato derrat e Strumicës të kërditshëm e hiç pa lesh. A me të vërtetë mendon se partia e Zaevit do na mbrojë neve, ë, nga rreziku i gjuhës dhe kombit tonë?, nëse kështu mendon atëherë ti je budallai më i madh jo vetëm për shqiptarët, por edhe për maqedonasit. O Hadi Osmanovski, LSDM-ja jote të gjithëve neve për një duan të na hanë, vetëm që shtiren politikisht. U munduam të jemi të kujdesshëm, edhe pse meritoni fjalë shumë të rënda, nejse, mos ndoshta do vetdijësoheni!/Telegrafi

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.