Sulm ndaj dy policëve në stacionin e Bit Pazarit

Sulm ndaj dy policëve në stacionin e Bit Pazarit

LAJMI I FUNDIT: Tërmet me magnitudë 4.4 në verilindje të Shqipërisë
Sheqerinska kërkon këshilltarë, paga është shumë e lartë
Nesër shorti për Europa League
Kur do të dalin rezultatet e regjistrimit në gjimnaze

Dy policë janë sulmuar në stacionin policor Bit Pazar, njofton MPB. Sulmin e ka kryer 20 vjeçari me iniciale D.N. i cili është ndaluar nga policia.

Në korridorin e stacionit ai fillimisht ka sulmuar një polic, duke e goditur me grushta në stomak dhe në kokë, e pastaj ka tentuar të ja marrë edhe armën zyrtare, shkruan Gazeta Lajm.

Në atë moment një tjetër polic ka tentuar ta pengojë sulmuesin D.N., mirëpo ai e ka larguar dhe si pasojë polici është rrëzuar dhe me kokë ka goditur murin. Polici njofton se pas ndriçimit të plotë të rastit, kundër 20 vjeçarit do të ngritet padi adekuate.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.