Sulmohet polici në një komunë me shumicë shqiptare, ja çka zbuloi!

Sulmohet polici në një komunë me shumicë shqiptare, ja çka zbuloi!

Zeka i Besës viziton Dizhonin e Çairit (FOTO)
Me mëngjes, Rama e befason Leon i cili nuk mund të ecte (FOTO)
Numërohen 85% e votave, ka ndryshime në renditjen e partive (FOTO)
Tragjedi në Strugë, humb jetën një djalë nga Tetova

Të hënën rreth orës 22 e 15 minuta, policët nga stacioni policor në Gostivar, në rrugën “Nikolla Teslla” në këtë qytet kanë ndaluar një veturë “BMW” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.S. (22) nga Gostivari, kurse si bashkudhëtarë kanë qenë edhe A.D. (21) nga Banjica e Poshtme dhe A.S. (23) nga Gostivari.

Gjatë kontrollimit të veturës, pas ulëses së bashkëudhëtarit është gjetur drogë narkotike-marihuanë. Gjatë kontrollimit, А.S. (23) u është kundërvënë policëve dhe ka refuzuar të futet në veturën zyrtare. Ai ka tentuar të arratiset dhe ia ka grisur këmishën njërit prej policëve, duke i shkaktuar edhe lëndim në dorën e majtë, transmeton Gazeta Lajm. Të tre janë arrestuar dhe janë mbajtur në Stacionin policor në Gostivar. Pas ndriçimit të plotë të rastit, policia paralajmëron parashtresa adekuate ndaj tyre.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.