Takimi koordinues mes partive politike do të vazhdojë nesër

Takimi koordinues mes partive politike do të vazhdojë nesër

Bardhi shënon përsëri për Levanten (FOTO)
Të gjitha komunat do t’ia kenë zili zëdhënësit të Komunës së Tetovës për ‘leximin’ e tij të rrjedhshëm! (Video)
“Plani 3-6-9” i qeverisë (DOKUMENTE)
Studentja 21-vjeçe përdhunohet dhe theret për vdekje, policia i vihet pas sulmuesve – pamjet e aksionit publikohen në internet (Foto/Video)

Takimi koordinues mes partive për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, do të vazhdojë nesër prej orës 12, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraprakisht, menjëherë pas takimit me eurokomisonarin Johanes Han, kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela në prononcimin për media tha se pret që sa më shpjet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime me qëllim që të hapet rruga për zgjedhjen e kryetarit te ri të Parlamentit.

Ndërsa Oliver Spasovski nga LSDM tha senuk ka pasur marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së shkaku i kërkesave të palogjikshme dhe uzurpuese të OBRM-PDUKM-së duke kërkuar kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërtime për interesa të tyre.

Para se të shkojnë në pauzë nga takimi koordinues, partitë u morën vesh që Komisioni për zgjedhje dhe emërime të përbëhet prej 13 anëtarëve: OBRM-PDUKM (6 anëtarë), LSDM (5), BDI dhe Besa me nga një anëtarë.

Takimi do të vazhdojë në orën 15:30, ku duhet të zgjidhet edhe kryetari i saj.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.