Taravari decid: Nëse nuk bëhet Ligji për gjuhën shqipe në 100 ditët e para, ne…

Taravari decid: Nëse nuk bëhet Ligji për gjuhën shqipe në 100 ditët e para, ne…

Shkupjani theret tre herë me thikë, ja në cilën lagje ka ndodhur rasti
Makina humb kontrollin dhe fluturon drejt autobusit me turistë, shok në autostradë
Tronditet Maqedonia: Fqinji me çekiç vret një person dhe katër antarë tjerë të familjes
Rezultati i zgjedhjeve nga 87% i votave

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe ministër i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë, Arben Taravari në emisionin ‘”Fol Tash”‘ në TV Koha ka folur për veprimtarinë e tij si ministër i Shëndetësisë, duke thënë se kanë përpiluar planin afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurt ku kanë paraparë kthimin total të shëndetësisë në servis të mirëfill të qytetarëve.

Taravari ka folur edhe në cilësinë e sekretarit të partisë duke thënë se nuk kanë çka bëjnë në qeveri nëse ligji për gjuhën shqipe nuk bëhet për 100 ditëshin e parë të Qeverisë së Maqedonisë.

“Jemi në kontakt me mjek të rinj që kanë ikur nga vendi për t’i kthyer në Maqedoni pasi këtu ka mungesë të mjekëve dhe personelit shëndetësor”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Taravari.

Ai më tej ka shtuar se në zgjedhjet lokale nuk do të garojnë si “‘Aleanca për shqiptarët”, por të vetëm dhe synojnë të fitojnë në Bogovinë, Gostivar, Tetovë, Vrapçisht dhe Strugë”.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.