Taravari turpëron VMRO-në

Taravari turpëron VMRO-në

Kërcen në ujë- i humbin gjurmët
Maqedoni, Gruevski përplaset ashpër me ambasadorët e SHBA dhe BE
Kumanovë, kryetari i mori votat e shqiptarëve por i ka lënë rrugët pas dore (FOTO)
Godetë sërish Vanhotje

Tashmë një kohë, VMRO e Nikolla Gruevskit akuzon institucionet shëndetësor dhe udhëheqësin e tyre, ministrin e shëndetësisë, Arben Taravarin për vdekjen e një vajze. Ministri Taravari, pas hulumtimeve në teren zbuloi se rasti që shfrytëzon VMRO është një manipulim, njofton shprehja.

Taravari pas interesimit në çdo institucion, zbuloi se nuk ka ndodhur askund në institucionet e vendit rasti për të cilin fletë VMRO. Për saktësi, kërkon Taravari, VMRO le të publikon emrin e pacientes dhe institucionit, njofton shprehja. “Tregoni kush është pacientja që vdiq, a ka emër dhe mbiemër. Megjithatë edhe ju e dini që nuk ka diçka të tillë’, këmbëngulë Taravari.

Taravari, për të zbuluar gënjeshtrën e VMRO-së deri në fund, përgënjeshtroi se është në pushime. Taravari për të qenë akoma më bindës, tregon se asnjë ditë pushim deri më tani nuk i ka marrë që nga marra e postit, njofton shprehja. Ai gjithashtu për ‘tallje’, publikon edhe një fotografi nga pushimet e vitit të kaluar së bashku me djalin e tij Arbin. Ai shton se ‘Çdo ditë jam këtu, në Gostivar e në Shkup, çdo ditë në punë, pa asnjë ditë pushim’./shprehja