Të lundrosh në botën pa dhimbje

Të lundrosh në botën pa dhimbje

Dashakeqësit e kombit Shqiptar
Vendi im
SOT…
Ti je në Shkup!

Shkruan: Florime LESKOVICA, Shkup

E keni pyetur ndonjëherë veten, cili është qëllimi i jetës time? Çfarë dua të përmbush në jetën time? Çfarë po bëj ditë pas dite? Si mund të mas suksesin në përmbushjen e këtij qëllimi?!

Ju duhet të besoni në diçka! Zotin tuaj, fatin, jetën… çfardo çoftë sepse kjo do t’iu jap besim për të ndjekur zemrën tuaj edhe kur ajo të i’u qojë jasht rrugës të së mirës. Mos lejoni zhurmën e mundimeve të të tjerëve të mbysin zërin tuaj të mbrendshëm. Ju duhet të gjeni atë çfarë ju motivon. Puna juaj është ajo që do të mbush një pjesë të madhe të jetës tuaj. Nëse ju ende nuk e keni gjetur atë, ende vazhdoni të kërkoni dhe mos përtoni. Keni guxim për të ndjekur zemrën tuaj.

Atë disi tash më e di! Çfarë me të vërtetë dëshironi të behet tek ju? Ti do të kesh disa ulje e ngritje. Shumica e njerëzve heqin dorë në veten e tyre shumë lehtë, por ti e di se shpirti i njeriut është i fuqishëm, nuk ka asgjë më të fuqishëm. Është vështirë për të vrarë shpirtin e njeriut.

Çdo kush mund të ndjehet mirë kur ata kan shëndetin e mirë, faturat e tyre janë të paguara, kur kanë mardhënie të lumtur.Çdo kush mund të jetë pozitiv atëherë, çdo kush mund të ketë vizion më të madh atëherë por jo çdo kush mund të ketë besim të plotë të rrethanave në shoqëri. Sfida e vërtetë e rritjes mendërisht, emocionalisht dhe shpirërisht vjen kur ju jeni poshtë. Duke menduar sikurse thënia nga Erik From i cili thotë: “Nuk ka liri të vërtetë pa lirinë e dështimit“, por ama duhet guxim për të vepruar…!

Një ditë si një fëmijë i vogël Thomas Edison erdhi nga shkolla me një letër në dorë të cilen i’a derzoi nënës së tij. Sytë e saj u mbushën me lot teksa i’a lexonte letrën të birit me zë. “Djali juaj është një gjeni, kjo shkollë nuk mjafton për të. Ju lutemi që ju ta mësoni atë!”. Nëna e tij filloi ta mësonte atë deri sa një ditë ajo u sëmurë dhe ndërroi jetë. Pas shumë vitesh a’i arriti të bëhej njëri prej shpikësve më të mëdhenjë në botë duke zbuluar poçin elektrik. Por në shtëpinë ku kishtë jetuar me nënën ai gjeti një letër që i’a kishte dhëne mësuesi kohë më parë nënës se tij. Në letër shkruante: “Djali juaj është mendërisht i mangët. Ne nuk mund të lejojmë atë t’i ndjekë mësimet në shkollën tonë. Ne po e përjashtojmë atë!”. Edisoni u emocionua, hapi ditarin a tij dhe shkruajti: “Thomas A.Edison ishte një njeri i sëmurë mendërisht, të cilin nëna e tij arriti ta shëndrronte në gjeniun e shekullit!“.

Pra në fund të ndjenjave tuaja nuk është asgjë, por pas çdo parimi vjen një premtim. Disa prej jush arsyeja pse ju nuk keni një qëllim tuajin të drejtë është sepse çdo ditë mund t’i thoni “Jo” ëndrrave ose më mirë do ta kisha lën për nesër e kjo vjen deri në shtyerjen prapa për gjashtë muaj për një vit apo kush e di për sa kohë. Nëse ti e dëshiron atë dhe ju do të bëni gjithçka për të marrë atë.

Nëse je serioz do t’ia dalësh. Thuaj: “Unë jam në kontrollë këtu, unë nuk do të lejojë të më merrni poshtë nuk do të lejoj këtë të më shkatërrojë, sepse esenca është të merremi me veten tonë dhe t’i lëmë se çfarë thonë të tjerët“. Shqiptarët andaj mbeten në klasë sepse nuk merren me punët e veta, me hallet e veta, me veset e veta, me begatitë e kësaj bote, të këkojnë dhe të kenë vizion por rrinë dhe merren me njëri-tjetrin dhe po u more shumë me njëri-tjetrin do ta gjesh atë që po ndodh sot.

Sot vështirë se e gjejmë një familje të shkojë në harmoni. Po të ishin marrë gjith secili me veten e vet do të kishte individ të shëndoshë, fis të shëndoshë apo civilizim të shëndoshë. Ne po i shpjegojmë po kush po i zbaton! Prandaj të mendojmë sepse kjo është A-ja e shembullit të mirë. Asgjë se shkatërron njeriun përveç se e keqja që grumbullon në shpirt dhe e praktikon atë në jetën e përditshme.

Ju jeni duke qëndruar për ëndrrat tuaja, ju jeni duke qëndruar për paqen, ju jeni në këmbë për shëndetin tuaj. Merrni përgjegjësi të plotë për jetën tuaj. Jetoni jetën tuaj me pasion dhe nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur dje. Këtë vit do ta bëj synim brenda vetes të bëhet realitet. Nuk do të flas më. Unë mundem. Unë mendoj që këmbëngulja është më e rëndësishme për të gjithë ne. Mos heq dorë është gjithmonë një përgjigje për gjithëçka!

 

*** Autorja është nxënëse në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Zef Lush Marku”, njëherit edhe pjesëmarrëse në aktivitetin oratorik të organizuar nga Qendra për zhvillim edukativ dhe kulturor – RACIO me titull “Nata e Oratorisë 2017“!

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.