Tensione në Kuvendin e Maqedonisë

Tensione në Kuvendin e Maqedonisë

Kallëzime penale për katër të rinj, kryenin grabitje në Karposh e Qendër të Shkupit
Kishte ardhur me të dashurën për pushime, por Beniamini nga Tetova u mbyt për të shpëtuar dy vajza
Çka po zihet, SHBA dërgon 100 diplomatë në Shkup
Takimet e kryeparlamentarit Xhaferi sot

Para pesë minutash, për pak është evituar një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë, mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Situata është tensionuar gjatë debatit lidhur me gjendjen alarmante në Strugë, për shkak të djegies së deponisë së qytetit, shkruan Gazeta “Lajm”.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi. Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, kurse kryeparlamentari Xhaferi, e ka ftuar sigurimin e Parlamentit, për ta larguar deputetin e VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë, sigurimi nuk e ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dalur edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, gjë pas të cilës Xhaferi është detyruar të japë pauzë 10 minuta. Kjo situatë dëshmon se ai nuk ka kontroll të plotë mbi punën e Parlamentit.

Video në këtë Link.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I VJETER