Tetovë, arrestohet një diler droge

Tetovë, arrestohet një diler droge

Zjarr në një shtëpi në Gazibabë (VIDEO)
Llatas paraqitet në Prokurorinë Themelore
Detajet për vdekjen e të moshuarit në Gjilan që nuk e ndihmoi askush (Video)
FOTO | Haraçina e ngulfatur nga mbeturinat

Të mërkurën mbrëma në rrugën “Kiro Ristovski-Drnc”, në afërsi të varrezave myslimane në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga liria 23 vjeçarin me iniciale B.N nga fshati Gajre. Pak para arrestimit, ai është vërejtur prapa një ndërtese duke biseduar me një person të panjohur duke i treguar një qese të zezë prej najloni, e cila ishte e vendosur poshtë ballkonit të ndërtesës. Personi i panjohur menjëherë është larguar, ndërsa B.N është arrestuar, i është marrë qesja, e cila brenda ka pasur materie bari me ngjyrë të gjelbër, me siguri marihuanë, të cilën sipas rrëfimit të tij e ka gjetur në Gajre dhe ka dashur që të ia shesë personit i cili ka ikur. Pas arrestimit B.N është mbajtur në stacionin policor të Tetovës dhe pas zbardhjes së plotë të të gjitha detajeve që ndërlidhen me rastin në fjalë do të ballafaqohet me padi adekuate.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.