Thaçi: Tri gjërat e mira që sollën Zgjedhjet në Shqipëri

Thaçi: Tri gjërat e mira që sollën Zgjedhjet në Shqipëri

Dramë në kufirin e Bllacës midis Maqedonisë dhe Kosovës, ja çka ndodhi?
Në automjetin e Urgjencës, ndërron jetë një vajzë 15 vjeçare gjatë rrugës Gostivar-Shkup
Tronditet Maqedonia, një burrë e ka vrarë gruan, e ka lënduar vajzën dhe është vetëvrarë
Dalin emrat, ja kush do e zëvendësojnë Zaevin dhe pesë ministrat tjerë

Tashmë rezultatet e fundit të Zgjedhjeve 2017 në Shqipëri po dihen. Për këto zgjedhje kanë filluar tashmë edhe analizat të dalin. Analizën e fundit e publikon intelektuali Jusuf Thaçi në rrjetin e tij Facebook:

“Tri gjëra të mira sollën zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, ku Partia Socialiste fitoi mbi 50% të vendeve/deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë:

1. PS do ta ketë mundësinë që për një mandat të qeverisë vet, pa qenë peng i partive të tjera, gjë që i ka shërbyer si justifikim për dështimet në mandatin e deritanishëm. Tash PS dhe z. Rama e ka timonin dhe më nuk ka justifikime për mospunë e dështime. PS e ka merituar një mundësi të tillë, siç do ta meritojë ndëshkimin pas katër vitesh nëse e keqpërdor këtë mundësi të dhënë.

2. PD e kuptoi (së paku do duhej ta kuptonte) se zgjedhjet nuk fitohen me udhëheqës impotent që është veç hije e dikujt tjetër. Gjithashtu, PD e kuptoi se nuk mund të fitojë zgjedhjet pa një reformim e transformim rrënjësor të partisë. Sa më shpejt që PD i kupton dhe zbaton këto leksione, aq më mirë për të dhe për demokracinë në Shqipëri.

3. LSI u defaktorizua ashtu siç e meritonte prej kohësh. Tej-faktorizimi i saj në shpërputhje me peshën e saj reale politike e kishte shndërruar LSI-në në parti të pastër klienteliste, ku më shumë shërbente si subjekt kushtëzues e shantazhues dhe si zyre punësimi, se sa si parti politike. Tani LSI ose do të shndërrohet në parti politike ose do të zhduket fare nga skena politike.”/shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.