Ti je në Shkup!

Ti je në Shkup!

POSHTERIMI I SHQIPTAREVE ME MONEDHEN..!
Komploti ndaj Republikës duhet të marrë fund – Sadri Ramabaja
Intelektualët dhe militantët e qytetit
Halepi, qyteti i udhëtarëve…

Shkruan: Hasan HOXHA, Shkup

Nëse sheh krenari të tepërt por varfëri të skajshme, ti je në Shkup.

Nëse sheh korrupcionin te njerëzit që luftojnë korrupcionin, ti je në Shkup.

Nëse sheh që pa punë ka vdekje dhe me punë ka mbijetesë, ti je në Shkup.

Nëse sheh kafe të mbushura, por Universitete të zbrazura, veturat më të shtrenjta me shtëpi të rrëzuara, ti je në Shkup.

Nëse sheh njerëz me diploma, por pa një bibliotek private në shtëpi, ti je në Shkup.

Nëse sheh familje të mbyllura e të shkatërruara në rrjete sociale, por që nuk shkojnë te vëllau apo motra me largësi 20-30 metra, ti je në Shkup.

Nëse sheh parqe dhe pas një jave sheh ndërtimin mbi gjelbrimin e atij parku duke u’a zënë frymën hapësirës dhe ëndrës fëminore, ti je në Shkup.

Nëse sheh sukses minimal dhe pala tjetër nuk uron suksesin por është e përthëkuar me zili apo inate personale, ti je në Shkup.

Nëse sheh një ç’rregullim infrastrukuror, ku rrugët shërbejnë për parking, ku një e rënë shi sjellë Titanikun, ti je në Shkup.

Nëse sheh shumë taksistë, shitore donerësh, burektore, çajtore, parazitizëm dhe penzionerë entuziast për strategjinë e rradhës me figurën e shahut në dorë, ti je në Shkup.

Nëse sheh ç’rregullime personalitetesh, aktrim respekti, një e thënë “mirdita” sa për ta bërë traditën, ti je në Shkup.

Nëse sheh fenomene turpi por që perceptohen si fenomene krenarie dhe fenomene krenarie që perceptohen si fenomene turpi, ti je në Shkup.

Nëse sheh martesa për shkaqe materializmi, ku idealizmi është sezonal dhe periudhë avantureske, ku vlerat e palëve që janë çiftë janë vetëm kapitali që fshihet pas djalit apo vajzës, një bark i ngopur, një e shkuar në pushim, një imazh para turmës dhe në vuajtje për një copë lumturi, ti je në Shkup.

Nëse sheh ku jetojnë dhe nuk dallojnë vlerat me të pavlerën, nderi me të pandershmën, ku krimineli duartokitet dhe miret për model kurse shembullori që punon ndershëm dhe ka diplomuar shkëlqyeshëm duke lagur sytë me ujë për mos ta zënë gjumi sepse i’u është dashur ta ngrohë karrikën për shkencë shihet si demode dhe nënçmohet, ti je në Shkup.

Nëse sheh një përplasje gjeneratash, pra, rini “demokrate” dhe pleqëri komuniste, ku babai nuk kupton djalin dhe djali nuk kupton babain, ku babai i mbanë fëmijëve shpresën gjallë me një “ajt se bëhet mirë”, ku durimi ka eskaluar duke kapërcyer kufinjtë, ku pa një, pa dy, i riu lëshon vendin duke lënë gjitha kujtimet pas, ti je në Shkup.

Nëse sheh ngarkesa psikologjike, fytyra ironike me shumë mimika pas shpine, shpifje, përgojime dhe fishkëllima në vesh për të të prishur me shokun më të ngushtë duke ta dëshiruar vetminë, ti je në Shkup.

Nëse sheh një politikë të degraduar dhe humbje besimi, ku si rezultat të mungesës të përfaqësusesit i cili shihet si “shpëtimtar” populli kthen antenën te i huaji duke besuar në një “supermen” imagjinar, ku pret përkrahjen morale, ekonomike, politike, nga një i huaj, ti je në Shkup.

Nëse sheh klerikë fetarë barkmëdhenjë, ku luajnë viktimën, ku në emër të Zotit bëjnë biznis, klerikë të mbështjellur me petkun turk, ku fenë e politizojnë dhe i’a japin primatin e Islamit, Turqisë, sepse ai është pronari që këta shërbejnë si renegat, aty ku populli pranon të jetë mazohist dhe zgjedhë të merrë rolin e bujkut mesjetar por jo Volterin mendjendritur, ku klerikët kanë vetura të shtrenjta dhe shtëpi të mëdha pa asnjë ditë pune, ti je në Shkup.

Nëse sheh turistë që rrugët e qytetit i dinë më mirë se vendasit, sepse rutina i ka bërë që mos të dalin as nga mëhalla tyre, ti je në Shkup.

Nëse nuk e di ku gjindesh, por sheh këto gjëra dhe njerëzit të rradhisin edhe shumë gjëra të pathëna, mos u mërzit, ti je në Shkup.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.