Tmerr në Shkup, bashkëshorti therrë nënën e tre fëmijëve

Tmerr në Shkup, bashkëshorti therrë nënën e tre fëmijëve

Edhe një tërmet tjetër, shkatërrohet Fukushima
Ja kush është shefi i operacionit në Lagjen e Trimave (FOTO)
Ja sa është rroga në Slloveni, e sa në Maqedoni
MPJ ruse: Platforma shqiptare sjell Shqipërinë e Madhe, po iu imponohen maqedonasve

Policia raporton për një rast të tmerrshëm në Shkup, që ka ndodhur të enjten, ora 18 e 20 minuta.

Sipas MPB-së, në një shtëpi në rrugën “Guadalahara” pronë e S.H. (65), ku përkohësisht ka qëndruar S.B. (23) me tre fëmijët e moshës së mitur, ka ardhur bashkëshorti i saj me iniciale R.B. (26) dhe pas një zënke të shkurtër verbale, e ka sulmuar me thikë, duke i shkaktuar nj plagë në shpinë, transmeton Gazeta Lajm.

Pasi S.B. ka arritur të ikë në oborr, bashkëshorti i saj e ka aritur sërish dhe e ka rrëzuar në tokë, duke i shkaktuar edhe disa plagë me thikë në pjesën anësore të trupit dhe në gjoks. S.B. është transferuar në Qendrën e Emergjencës në Shkup ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, kurse R.B. është arrestuar.