Tmerr: Nëna lejon 1800 meshkuj t’i përdhunojnë vajzën e mitur, ja arsyeja e frikshme

Tmerr: Nëna lejon 1800 meshkuj t’i përdhunojnë vajzën e mitur, ja arsyeja e frikshme

Këtë natë pritet që të ndeshet ajri i ftohtë me të nxehtin
Aksident i rëndë në Zvicër, pësojnë dy familje shqiptare
Rama i ndalon ministrat të pushojnë jashtë Shqipërisë
Ngjarje e rendë ne Shkup, vetëvritet një i ri

E pabesueshme por një nënë ka lejuar që 1800 meshkuj t’i përdhunojnë vajzën për një sekt satanik. Që në moshën 11 vjeçare, Annabelle Forest është detyruar të prostituojë për sektin satanik.

Në ditën e ditëlindjes së saj të 18, vajza ka treguar se është detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me 1800 meshkuj. Eksperiencën e saj të tmerrshme Annabelle e ka treguar në një libër të titulluar “Djalli në pragun e shtëpisë”.

“Ditën isha një nxënëse normale dhe natën kthehesha në një prostitutë që shërbeja për të mbledhur para për sektin satanik. Nuk e kuptoj se si ime më më trajtonte në mënyrë të tillë, unë isha vajza e saj. Nuk kam ndërmend që ta shikoj ndonjëherë dhe as që ta fal”, ka thënë vajza.

Në moshën 17 vjeçare Annabelle mbeti shtatzënë me njerkun e saj, por nuk pati mundësi as që ta shikonte fëmijën, pasi nuk iu lejua. 1 vit pas lindjes, pra në moshën 18 vjeçare ajo u largua nga shtëpia dhe nuk e pa më as mamanë Jacqueline Marlengo dhe as kreun e sektit, Colin Batley, deri në 2011 kur ata u dënuan me burg.

Colin Batley, kreu i sektit dhe nëna Jacqueline Marlengo, u dënuan me 12 vjet burg, për dhunë dhe abuzim me të miturit.