Tragjedi në Podujevë, brenda dy orëve vdesin dy familjarë (Video)

Tragjedi në Podujevë, brenda dy orëve vdesin dy familjarë (Video)

Kush është Zoran Zaev, provincialisti nga Strumica që u bë kryeministër (VIDEO)
Deklaratë bombë nga Erdogan, a po paralajmëron një fund në marrëdhëniet me Evropën?
FOTO | Iftar përpara objektit të xhamisë së rrënuar në Serbi
Llatasi ka ikur në Serbi?

Dy vdekje të njëpasnjëshme kanë ndodhur brenda ditës, në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës. Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar ka vdekur duke hapur varrin e kushëririt të tij Sejdiu Sejdiut i cili kishte vdekur vetëm dy orë më parë. E sot në varrezat e këtij fshati të dy ata, u varrosën në shumë reshje shiu, e edhe në shoqërinë e shumë qytetarëve që erdhën për lamtumirën e fundit.

Kishte shkuar për t’i hapur varrin familjarit të vdekur, por vdekja ia kishte ndaluar punën në gjysmë.

Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar po bënte gati varrin për kushëririn Sejdi Sejdiun, i cili kishte ndërruar jetë vetëm dy orë më parë, por në varrin e tij, pësoi infarkt në zemër dhe ndërroi jetë.

Familjarët e edhe të gjithë banorët e fshatit Dobratin, e përjetuan rëndë humbjen e dy familjarëve, brenda të njëjtës ditë.

Pas rastit tragjik varrimi për të dy ata, u vendos të bëhej bashkë.

Shiu që nuk pushoj për asnjë moment, nuk i ndaloj gjithë këta njerëz që të vijnë për tu dhënë lamtumirën e fundit atyre që vdekjen e gjetën papritur.

E të afërmit e tyre, për Tribuna Channel, shpjeguan ngjarjen.

Sejdiu kishte vdekur pas një sëmundje me të cilën u ballafaqua, ndërsa që Xhemajli nuk vuante nga asnjë sëmundje.