Trump me tjetër vendim kundër emigrantëve

Trump me tjetër vendim kundër emigrantëve

Dy tërmete janë regjistruar në Maqedoni
Ziadin Sela në gjendje shumë rëndë, po lufton me jetë
Vjedhje e rëndë Bogovinë të Tetovës, vidhet stoli ari me vlerë 36.000 euro
Policia që thyente dyert e shqiptarëve, nuk bastis shtëpinë e huliganit maqedonas sepse “dera ishte e mbyllur”

Presidenti amerikan Donald Trump do të nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv të hënën vonë në mbrëmje në lidhje me emigrantëve, bëri me dije këshilltarja Kellyanne Conway.

Vendimi i ri vjen, pasi vendimi i mëparshëm i zt. Trump për 7 vende me shumicë myslimane u bllokua nga Gjykata Federale.

Këshilltarja e lartë e Trumpit, Kellyanne Conway ka konfirmuar sot për Fox News se “nënshkrimi i urdhrit është planifikuar të bëhet më vonë gjatë ditës”.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme për Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti do të vazhdojë të veprojë, së bashku me Kongresin, pjesë të mëdha të agjencive legjislative dhe ekzekutive. Kjo përfshinë edhe urdhrin e ri ekzekutiv… dhe çfarë dallon është se ai do të hyjë në fuqi nga 16 marsi”, ka deklaruar ajo.

Conway tha se urdhri i ri do të bëjë më të qartë se ndalimi i udhëtimit përjashton banorët me qëndrim të përhershëm në SHBA.

Administrata e Presidentit Trump ka argumentuar se ndalimi është i nevojshëm për të mbrajtur Shtetet e Bashkuara të sigurt nga terrorizmi.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.