Unë jam arkitekt i jetës time

Unë jam arkitekt i jetës time

Dy komplekse te shqiptarët
Shtylla kryesore e jetës
Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste
Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

barije-leskovicaShkruan: Barije LESKOVICA, Shkup

Koha shëron gjithcka… dhimbjet, plagët. Të mësosh të kërkosh falje, të mësosh të falësh. Por kur dhembja të pushton shpirtin të falësh veten të duket e panundur. Thonë se të gabosh është njerëzore por të falësh është hyjnore. Dhe nëse ti e do veten tënde aq pas sa ta lesh atë në dorën e dhembjes e të urrejtjes atëhere kurrë nuk do të jesh i/e aftë as të falësh por as të meritosh faljen nga dikush tjetër.

Për një moment kur je e lënduar apo e zhgënjyer, ndjen se gjithçka ka humbur kuptimin që dikur kishte dhe ta falësh këtë dhimbje të duket e pamundur. Sa më shumë rritesh aq më shumë e kupton se është e kotë të vazhdosh duke mbajtur mëri e inat në zemër, do jetë gjithmonë diçka që do të të ndaloj të jesh i/e lumtur, të qeshësh me të vërtetë. Një gjë që prishet një herë nuk do mundet kurrë të kthehet ashtu siç ishte në fillim. Eshtë njësoj si një pasqyrë e cila thyhet dhe sado të mundohemi të ngjisim copat e saj nuk do na japi më pasqyrimin tonë të saktë. 

Besimi është shumë i vështirë për tu fituar në vetvete, e mjafton vetëm një çast për ta humbur atë. Unë mendoj se njerëzit e fortë dijnë dhe duhet të falin veten. Por gjithashtu e di shumë mirë se shpesh herë nuk arrin të komandosh dot as ndjenjat pozitive e as ato negative. Dhimbja është një ndjenjë negative e nuk të lejon dot të mendosh ashtu siç duhet. Kemi shumë pak kohë për të qenë të lumtur, e mendoni pak nëse këtë kohë duhet ta harxhojmë duke mbajtur lëndime e trishtime në shpirt, se nuk i’a vlenë të kesh një peng në zemër kur mund ta largosh atë, nuk i’a vlen të ndihesh keq me veten tënde kur fajin nuk e ke ti! Mjafton të kemi besim tek vetvetja jonë dhe atëherë kemi për ta ndjerë shpirtin e lirë. Do të jemi më të lumtur, më të qetë, më të sigurt.

Kur njeriu bëhet si monedha me dy fytyra dhe jetën e tij e kalon duke ecur nëpër xhepat e njerëzve… dhe kur një person me ty më herët ishte i butë papritmas e ndryshon sjelljen… mos u mërzit shumë. Gjithmonë në raste të tilla rikujtoje se ëmbëlsirat më të mira kanë afat skadimi!

Kur të tjerët të kuptojnë në mënyrë të gabuar, mos e lodh veten të arsyetohesh dhe ta shfajësosh veten, por thjesht kënaqu me jetën, ai që të njeh mirë nuk gabon në të kuptuarit tënd!

Kur tjetri i jep përparësi dikujt tjetër e jo ty, mos u zemëro dhe mos e merr shumë afër zemrës, se rëndë është të bindësh çdo kënd.

Ki kujdes që kohën tënde t’ia japësh tjetrit e kjo të bie sebep që të gjithë që ishin pas teje të dalin para teje!

Të keqit nuk i mjafton shkatërrimi yt i menjëhershëm, po ai/ajo e kënaq dhe e plotëson veten me thyerjen tënde të vazhdueshme! Mos e lejo një gjë të tillë!

***Nxënëse e shkollës së mesme të qytetit të Shkupit – “Zef Lush Marku”

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.