Urreni mekatin por jo mekatarin ! – Blerton Arsllani

Urreni mekatin por jo mekatarin ! – Blerton Arsllani

Letra e një të riu drejtuar politikanëve – Blerton ARSLLANI
O njerëz heshtni armët në dasma dhe ndaloni tragjeditë!
Një ditë…
Gjuha Shqipe dhe Mbrëmjet e Poezisë në Strugë – Blerton Arsllani

Nuk du aspak interes personal, nuk dua vend pune, nuk dua para e as makine luksoze.

Nuk me intereson shume e shume se kush do te udheheq, ne paste ai edhe nje te kaluar te rrenuar e te groposur, fundja fundit per secilin ka kufi dhe cast pendimi, ajo cka me intereson eshte se ai i cili do te ulet ne karriken e pushtetin te ndikoj pozitivisht ne shoqeri, te kontriboj per k’te vend qe permes Drinit te Zi vajton cdo cast por pak e kuptojn.

Te mos e qoj dem ardhmerine por edhe mundin e derdhur te te kaluares, te mos e qoj dem lotin e atyre nenave qe qanin per djemt qe i’a falen atdheut e tokes sone te shenjte.

Te jete fryme per popullaten e migruar dhe pse mos, te jete zeri i tyre qe ata te kthehen perseri ne kete vend te bekuar por te mjere, te jete krah per ate pjese populli qe ka mbetur ketu e te mos jete shkaktar qe ata te vendojne krahet e shpendeve e te marrin fluturimin drejt rrugeve te ujitura me lot.

Te jete motiv per studentet qe te nxiten ne arsim, dije, intelekt qe neser ky vend te numuroj intelektualet me te mire te kohes.

Emrat tona duhet te jene neper librat e nxenesve qe do te vijne ne te ardhmen, te mesojne per mundin tone qe ia falem ketij dheu, e jo gjeneratat e ardhshme te mesojne ende per Naimin e Nolin, jo se jam kunder ( ato jane perla te pazavendesueshem) por nuk duhet te ngulitemi vetem tek ato, kemi nevoj per fryte te reja.

Nuk dua as salla sportive e salla argetimi, qofte i mallkuar djersi dhe mundi im i derdhur ne keto vende kur Kombi yne eshte duke vajtuar ne cdo moment.

Qofte mallkuar fjala ime kur ia kushtoj te tjereve dhe anashkaloj atdheun tim.

Qofte mallkuar loti im i gurbetit, mallkuar qofte gjithcka qe me mban gjall kur nuk i jap jete MEMES DHE !!!

Politikan po ju drejtohem juve, si nje i ri qe nuk parasheh rrugen e gurbetit, do te rri ketu edhe ne vdeksha per buke e uji. Por ju lutem dicka, mos me premtoni asgje tjeter, dua vetem Atdheu yne te behet e te ngjallet perseri.

Me lot shkruaj, lote gjaku, malli, dhimbje… ndoshta edhe nuk kan vlere lotet e mia por jane oqeane lotesh te derdhura para meje.

Andaj mbaresia qofte mbi ate qe do te na mbledh perseri ne nje fole !

Blerton ARSLLANI
Strugë

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.