Vazhdojnë largimet nga Lëvizja BESA, “BESA na preu në besë”

Vazhdojnë largimet nga Lëvizja BESA, “BESA na preu në besë”

ERDOGAN kërcënon përsëri
Ulja heroike e këtij piloti ka habitur të gjithë (Foto/Video)
Ahmeti ka pasur ofertë për MPB dhe Shërbimin Sekret, por ja pse nuk u pranuan
Vdes një grua pas zjarrit që i përfshiu banesën në Shkup

“Besa na preu në besë”, kjo është arsyeja kryesore pse po largohen aktivistët. Pas largimeve të shumta të një periudhe më parë nga degë të ndryshme të Shkupit, vazhdojnë largimet nga Lëvizja Besa, njofton shprehja. Aktivistja e fundit që po largohet është Miranda Ameti, e cila përmes një shkrimi njofton publikun. Shprehja ju sjellë reagimin e plotë të Mirandës:
“Vendim dorëheqjeje

Unë, Miranda Ameti sot morra vendimin tim për dorëheqje nga çdo aktivitet i Lëvizjes Besa.
Si një aktiviste, e si një ish kandidate për deputete i këtij subjekti, shkurtimisht do t’i paraqes pakënaqësitë e mija ndaj këtij subjekti që më kërkoi besë e më la në haresë.
Jam përpjekur me gjitha forcat e mija dhe ato të familjarëve të mijë për promovimin e kësaj levizjeje si një subjekt i ri. Por, ndodhi ajo që çdoherë i druhesha,ndodhi ajo që çdoherë dyshoja,pas zgjedhjeve parlamentare Miranda Ameti nuk egziston më për këtë lëvizje.
Ndoshta kaq ishte nevoja e tyre, ndoshta synimi i tyre ishte ky: pesë deputetë dhe aq ne tjerët të mbetemi në mëshirë të fatit.
Me siguri atyre tash më nuk u intereson më si dikurë që ju interesonte se unë jam një pedagoge e diplomuar dhe e pa punësuar.
Por me siguri kjo do ju interesojë përsëri sa po të afrohen zgjedhjet lokale.
Gjithsesi unë me dorëheqjen time jap edhe një notë pakënaqësije dhe një këshillë për këtë subjekt… Kujdesuni për shokët e shoqet që vazhdojnë të jenë në këtë lëvizje,kujdesuni siç u kujdesën ata për ju dhe për suksesin e juaj.
Shfrytëzoj rastin t’ju kërkojë falje të gjithëve atyre që unë personalisht i futa në këtë udhë duke menduar se ishte e drejtë dhe e saktë.
Me respekt: M.A”/shprehja