Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni flasin: Ja e vërteta se a jemi larguar nga Aleanca për Shqiptarët

Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni flasin: Ja e vërteta se a jemi larguar nga Aleanca për Shqiptarët

(VIDEO) Vrasja në Strugë, ja kush ishte Dilaver Bojku!
Çeliku nga Maqedonia, presidente për Ballkanin në International Women’s Club
Policia arreston 6 persona afër Kumanovës, ja kush janë!
Demiri: Takimi Ahmeti – Thaçi për të ulur ndikimin e Selës, ja përse?!

Lajmet se kreu i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK),Vesel Memedi bashkërisht me liderin e UNITETI-t, Gëzim Ostreni janë larguar nga koalicioni me LR-PDSH-në, duke shpërbërë kështu Aleancën për Shqiptarët, që të tre partitë koalicionuese i hedhin poshtë si të pavërteta.

“Aleanca është koalicion i tre subjekteve politike me marrëveshje 4 vjeçare dhe secili ka pavarësinë e vet të plotë. Un flas në emër të RDK-së se nuk është e vërtetë. Mund të pyesni edhe liderët e tjerë nëse kanë ndonjë mendim ndryshe”, tha Memedi.

Edhe lideri i UNITETI-t, Gëzim Ostreni shkurt tha se “ne nuk jemi larguar nga koalicioni”.

Ndërsa në lidhje me tërë këtë situatë, edhe nga LR-PDSH-ja sqaruan se të gjitha këto informata janë te pavërteta dhe se Aleanca vazhdon të funksionojë si më parë, njofton Portalb.

Sot në media qarkulloi lajmi se kemi shpërbërje të koalicionit Aleanca për Shqiptarët për shkak të disa keqkuptimeve dhe jopajtueshmërive të liderëve të LR-PDSH-së, RDK-së dhe UNITETI-t.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.