Vetvetes

Zhvillimi i Rrinisë
Rrëfimi i asaj…
Letër e hapur mësimdhënësve – Blerona Brao
Dy komplekse te shqiptarët

Ti je ajo unë, që vetëm unë të njoh,
E ndonjëherë as unë jo.
Ti je aq e fshehur në mua,
Asnjëherë nuk të kam parë të plotë…
Herë të afrohem me mendje, herë me zemër.
Unë ty të thërras “vetvete”, ti mua me emër.

Vetvete!
Kur më do dikush,
A më do mua a ty?
Dhe kur më urren, cilin? Ë?
Si duket, dashurinë mua ma falin,
Urrejtjen ty. Ndoshta se ti je më e keqe se unë?
Jo!
Miqtë nuk më shfaqin urrejtje mua,
E as armiqtë dashuri ty!
Dhe përmes kësaj shihet kush ku i ka sytë…

Vetvete!
Unë nuk dua të më dojë ai që të urren ty,
Por, nëse duhet, mua le të më urrejë ai që të do ty!
Sepse ti je unë edhe pa mua, e unë pa ty jam veç vetë e tretë!
Ty s’të duhen emra, e unë edhe me mbiemra jam i shkretë!

Vetvete!
Ka një padrejtësi në mesin tonë, ndërmjet nesh.
Qe sa kohë jemi me njëri-tjetrin, e veç ti më di krejt.
Natën, kur unë jam në gjumë, ti gjithmonë më vesh.
E ditën, kur zgjohem, sa dua të të shoh, ti ik shpejt!

Arsim Jonuzi, 14.02.2014

ajoni_vetvetes-660x330

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.
ARTIKULLI ME I RI
ARTIKULLI ME I VJETER

KOMENTO