VIDEO | Festa e Flamurit kombëtarë festohet edhe në Rusi

VIDEO | Festa e Flamurit kombëtarë festohet edhe në Rusi

Familjarët e të akuzuarve të “Monstrës” e “Spotit” të lodhur nga pritja
Sherr masiv mes të rinjve, shkak një femër (Video)
Ja sa është rroga në Slloveni, e sa në Maqedoni
Gruevski: Nuk marrim pjesë në rivotim dhe nuk do t’i njohim zgjedhjet

Ashtu siç e dimë të gjithë që festa e 28 Nëntorit e njohur si festa e Flamurit festohet anë e kënd botës.

Edhe në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë, kjo festë nuk mungoi. Kremtimi i festës së Flamurit është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë me seli ne Moskë nën praninë e ambasadorit Shqipëtarë, Arben Gazioni, si dhe një numër të madh të të pranishmëve të cilët ishin të ftuar nga vetë ambasadori si dhe duke mos i anashkaluar as studentët shqipëtarë që tani për tani po studijojnë në kryeqitetin e Rusisë, transmeton portali Shprehja.

Gjatë këtij manifestimi studentët shqipëtarë patën nderin që të njihen me personalitete të ndryshme si dhe të ua tregojnë kulturën shqiptare të pranishmëve në sallë.

Gjatë fjalimit të tij, ambasadori z. A. Gazioni, shprehi mirënjohjen e thellë për të gjithë si dhe ua uroj festën e flamurit të gjithë shqipëtarëve kudo që janë.

Edhe studentët shqipëtarë patën mundësinë të argëtohen dhe ta festojnë këtë festë në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Anita Neziri, studente shqipëtare në Moskë

Festa e 28 nëntorit u festua edhe në Rusi, kjo e gjitha u bë e mundur nga ambasadori i Shqipërisë në Moskë, i cili i mblodhi të gjithë studentët që studionin në Moskë për të festuar këtë ditë të shënuar për kombin tonë. Gjithçka filloj mjaft këndshëm me fjalimin nga ambasadori i cili falenderoj të ftuarit dhe foli për historinë e kësaj dite, pastaj miqtë dhe të ftuarit kaluan tek ambienti i ngrënies i cili ishte i ndërthurur edhe me një shesh ku studentët kishin pregaditur valle tradicionale shqipëtare posaçërisht për miqtë tanë rus. Çdo gjë ishte e mirë organizuar, ambienti u ndez më shumë kur edhe të ftuarit filluan të kërcenin kërcimet tona dhe ia dolën mjaft mirë”, shprehet për portalin Shprehja studentja Anita Neziri e cila për momentin është në ciklin e tretë të studimeve në Moskë./Shprehja

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.