33 C
Skopje
August 13, 2018
Argëtim Video

VIDEO | Thyhet akuariumi që mbante 13 peshkaqenë

Një akuarium xhami në të cilin qëndronin 13 peshkaqenë pësoi çarje, e për pasojë uji nisi të rrjedhë në rrugë.

Videoja e cila i ngjan një filmi horror tregon sasi të mëdha uji që vërshojnë në zonën afër, ndërsa krijesat vazhdojnë që të lëvizin brenda akuariumit dhe shikojnë duke pritur.

Ekipet emergjente ndërhynë me shpejtësi në qytetin meksikan të Mazatlan-it, në shtetin e Sinaloa-s.

Përveç 13 peshkaqenëve në akuarium qëndronin edhe lloje të tjera peshqish, por në mënyrë të suksesshme ato u transferuan në akuariume të tjera.

Artikuj të ngajshëm

Për shkak të grevës, kufiri me Greqinë ende i mbyllur

shprehja

Vidhet një 24-vjeçar i Velesit në Shkup

shprehja

Episodi i ri i “O Sa Mirë” [video]

shprehja