Vodhën 100 mijë euro në një hotel në Tiranë, detaji që zbuloi hajdutët do ju lë pa fjalë

Vodhën 100 mijë euro në një hotel në Tiranë, detaji që zbuloi hajdutët do ju lë pa fjalë

Lubonja: Çdo gruaje nuk i besohet partia
VIDEO | Vajza e mbijetuar e Hamzë Jasharit rrëfen tmerrin që kishte ndodhur në Mars të vitit 1998
16 vite harresë pas vrasjes së Adelinës 11 vjeçe në luftën e 2001 (Foto)
87% e votave të numëruara, ja rezultatet (FOTO)

Shtetasit Eduart Ngota dhe Zenel Dama, vunë në jetë të martën në mbrëmje planin e tyre për vjedhjen e kasafortës së një hoteli, brenda së cilës ndodheshin ora e bizhuteri floriri me një vlere prej afro 100 mijë eurosh.
Për transportin e kasafortës autorët në fjalë morën me qira një makinë tip “Fiat Punto”.
Pasi janë regjistruar për një natë aty, pas disa orësh ata kanë futur në një çantë të madhekasafortën dhe e kanë nxjerrë nga hoteli duke e futur në makinën e marrë me qira.
Më pas e kanë transportuar në banesën e tyre ku e kanë hapur, duke nxjerrë orët, bizhuteritë dhe paratë që ndodheshin brenda. E kanë futur sërish në çantë, duke e transportuar në hotel dhe e kanë lënë në të njëjtin vend ku ishte, në mënyrë që të mos binin në sy.
Megjithatë, mëngjesin e së nesërmes një prej punonjësve të hotelit ka konstatuar hapjen e saj dhe pasi ka parë që ishte e boshatisur, ka lajmëruar administratorin për vjedhjen. Policia tha se nga gjurmimi i automjetit të përdorur nga autorët, është arritur të zbulohej banesa ku ndodhej kasaforta.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.