Vrasja e vëllezërve, rasti i dytë në familjen Berisha?

Vrasja e vëllezërve, rasti i dytë në familjen Berisha?

Filloi promovimi i UNT-së në shkollat e mesme
Akomodim turistik falas për të gjithë ata që do të shikojnë ndeshjen e Super Kupës në Shkup
Një kamion me targa kosovare doli nga rruga Kriva Pallankë – Kumanovë
Zaev në mars rikonstruon Qeverinë, ja kush shkon e kush vjen?!

Klan Kosova mëson se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kryshevc të Pejës dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Burime të Klan Kosovës brenda Policisë bëjnë të ditur se viktimat i takojnë familjes Berisha të Kosuriqit të Pejës.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.