Vritet një kumanovare e IS-it në Siri

Vritet një kumanovare e IS-it në Siri

Shkupjanë mos u shqetësoni ja çfarë ishin fishekzjarrët që dëgjuat në këto momente
Kush është kundërshtari i Shkëndijës në Evropë, karakteristikat e tij
Vizita në Ballkan,Mogerini në Shkup takon Ivanovin dhe liderët politikë
Çarten përkrahësit e regjimit, Ivanovin e quajnë ‘qelbësirë’ (FOTO)

Në Siri është vrarë një vajzë kumanovare, e cila ishte pjesë e ISIS-it. Lajmi i është kumtuar njerëzve të afërm të saj, ndërsa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri.

“Vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj duke mësuar më vonë se gjendet në Siri në radhët e ushtrisë e SHI-së. Ajo për katër vite në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe se nuk ishin dhënë lajme apo senzacione mediale rreth fatit të saj”, shkruan portali Realiteti.

Më në fund është mësuar edhe lajmi i kobshëm për vdekjen e saj, gjatë luftimeve të fundit të ashpra në territoret ku SHI-ja po pëson humbje të thellë dhe që ka humbur gati gjithë territorin që deri tani kishte nën kontroll.
Deri tani, në betejat në Siri dhe Irak janë vrarë të paktën 15 persona nga Maqedonia.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.