Webfaqe Profesionale & Dizajn Grafik

tendance

Tani më po jetojmë në një kohë kur shumica për të mos thënë të gjitha informacionet rreth ndonjë kompanie mund t’i sigurojmë nëpërmjet një faqe internet.

Pothuajse të gjithë, përfshirë edhe juve keni krijuar faqen e internetit tuaj, edhe pse ndoshta nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e arritura. Kjo situatë nuk duhet të ju dëshpëroj për arsye se ju tanimë keni bërë hapin e parë për ta ndihmuar biznesin tuaj, pra keni Krijuar një WEB FAQE.

Hapja e ndonjë faqe interneti ka një qëllim të ndryshëm, ndërsa më e mirë për ta gjetur qëllimin e një webfaqeje është të fokusoheni se ç’farë dëshironi të arrini përmes saj. Përshembull: A jeni duke u përpjekur të shisni ndonjë produkt?, Të gjeni ndonjë klient të ri që të fitoni ca para më shumë? Pasi që ti mendoni këto gjëra do të arrini ne gjendje ta përcaktoni se çfarë strukture do të ketë Webfaqja juaj.

Ofron zgjedhje praktike dhe shumë të lehta webfaqesh për çfarëdo lloj biznesi. Këtu më poshtë mund t’i gjeni llojet e webfaqeve që ofrojm për ju:
• Faqe interneti personale.
• Faqe interneti për foto apo video (Siç janë flickr.com, picasa.com, youtube.com).
• Faqe interneti për shkrimtarë, autorë të ndryshëm ku mund të shkruajnë poezitë, tregimet, shkrimet dhe autobiografinë e tyre.
• Faqe interneti për forume ku mund të bëhen shpërndarje mendimesh, sugjerimesh, kritikash etj.
• Faqe interneti për shitje produkti (E-Commerce) ku klientët mund të blejnë produktet që ju ofroni vetëm përmes një kompjuteri
• Directory Websites (Siç janë ofertasuksesi.com, merrjep.com etj.), kjo lloj webfaqeje mund t’ju sjell edhe të ardhura të mira nëse jeni në gjendje ta popullarizoni (P.sh me SEO, Marketing etj.)
• Faqe interneti për katalogje apo broshura të ndryshme (Më parë këto shpërndaheshin me gazeta apo në formën e letrës tani mund të arrini rezultate më të mëdhaja vetëm me këtë lloj webfaqeje)
• BLOG – FAQE apo WEB-DITAR ku ju mund ta shprehni vetën duke postuar artikuj të ndryshëm që mendoni se vizitorët tuaj ja vlejnë që ti lexojnë, thjeshtë për ta humbur kohën por pse jo edhe për qëllime fitimprurëse.
• NEWS/MEDIA WEBSITE – Webfaqe për portale të llojeve të ndryshme si shprehja.com, botasot.info rtklive.com etj.

KONTAKT:
075/376-521

KOMENTO