Zaev nesër shpallë kandidatët për kryetar komune, ja në cilat komuna shqiptare do të garojë

Zaev nesër shpallë kandidatët për kryetar komune, ja në cilat komuna shqiptare do të garojë

Mbresëlënëse/ Këto janë çështjet që po e mundojnë ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari (mos e humbisni)
“Sopoti”, të akuzuarit me lot në sy mirëpresin vendimin
Paditet penalisht një mjek i Shkupit për pranim ryshfeti
Protestat kundër emrit, digjen flamuri shqiptar dhe ai grek

LSDM e Zoran Zaev nesër pritet të shpallë emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Siç meson INA, kjo pritet të ndodhë nesër, pasi që Zaev do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Izrael.

Janë disa emra kandidatë që tani po qarkullojnë në opinion se me kë do të dal në garë Zaev. Në Qytetin e Shkupit flitet për Stevo Pendarovski, Petre Shilegov dhe Muhamed Zekiri. Në komunat e tjera janë disa kandidat për të cilët ka vendosur kryesia dhe vetë Zaev, por emrat deri tani janë vetëm spekulues. Sipas vendimit të kryesisë, kryetarët e degëve të LSDM janë shefa të shtabeve zgjedhore. Sipas portalit “Dokazm”, në të gjitha komunat, LSDM do të dal me kandidat të saj, ndërsa nuk ka asnjë vend për partitë e tjera të koalicionit siç janë Partia Liberal Demokrate dhe VMRO-Popullore. Por ato do të përfshihen vetëm në listat e këshilltarëve.

INA mëson gjithashtu nga burime partiake se LSDM do të dal në garë edhe në komunat shqiptare, duke nisur nga Haraçina, Çairi, Saraji, Studeniçani, Dollnen, Dibër dhe disa komuna tjera, me synimin për ti fituar ato.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.