Zaev shpalosi përmbajtjen e letrës dërguar Ivanovit

Zaev shpalosi përmbajtjen e letrës dërguar Ivanovit

Sherri i shqiptarëve në Facebook, përfundon me të shtëna me armë
Ja çfarë përmban Ligji për gjuhën shqipe
Trump zbutet ndaj Merkelit para samitit të G20-s
MPJ ruse: Platforma shqiptare sjell Shqipërinë e Madhe, po iu imponohen maqedonasve

Pasi e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev lexoi letrën e garancisë të cilën ia ka dërguar presidentit Ivanov, raporton SHENJA.

“Garantohet unitaritet, sovraniteti integriteti territorial, pavarësia dhe multietniciteti i Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të renit Kushtetues, dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim e jetës për të gjithë qytetarët pa dallim  përkatësisë etnike, religjioze dhe përkatësisë gjuhësore. Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Maqedonisë do të jetë në përputhje me vlerat themelore demokratike të sundimit të drejtësisë duke mos e vendosur Maqedoninë në situatë të nënshkrimit ose varshmërisë ndaj ndonjë shteti tjetër. Asnjë dokument Platformë, Deklaratë, Akt ose veprim që do të ishte në kundërshtim me qëndrimet e thëna më parë nuk mund të jenë kusht, e as bazë për formimin e as veprimin të Qeverisë së Maqedonisë”, tha mandatari Zoran Zaev,

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.