Zaev udhëton drejtë Shqipërisë

Zaev udhëton drejtë Shqipërisë

Profil – Iku nga lufta, studenti sirian vdes nga zjarri në Londër; Fjalët e lamtumirës!
FOTO | Nisi marshimi i popullit nga Turqia drejt Alepos
Vdekja e shtatzënës në maternitet, autopsia: Iu ça ena kryesore e gjakut
Kushtet e BDI-së, reagon PDSh: nuk i përmbajnë as kërkesat minimale të shqiptarëve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev të shtunën, (26 gusht) do të marrë pjesë në takimin joformal të kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar integrimit rajonal, që do të mbahet në Durrës, kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar.

Krahas kryeministrave të shteteve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler.

Në takimin në Durrës, homolog i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen disa sesione punuese me tema të lidhura me bashkëpunimin rajonal dhe për përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.

REKLAMIM – UKA Komerc