Zbulohet pronar i “furgonit të verdhë” që incizoi “bombat” e Zaevit

Zbulohet pronar i “furgonit të verdhë” që incizoi “bombat” e Zaevit

Serbia bllok Maqedonisë, ja pse…
Taravari filloi me publikimin e “bombave” për BDI-në, ja çka publikoi sot
16 vite harresë pas vrasjes së Adelinës 11 vjeçe në luftën e 2001 (Foto)
Cilat parti prijnë në cilën komunë

“Furgon i Verdhë” (Zholtoto Kombe) që u bë sinonim i mbrojtje pa argumente të qeverisë së Nikolla Gruevskit për përgjimin masovik të mbi 20 mijë qytetarëve, gjoja e komanduar nga “shërbimet e huaja”, sipas burimeve nga hetimet vendore, në fakt është blerë dhe është pajisur për nevojat e policisë sekrete maqedonase, DSK, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Për herë të parë “furgoni i verdhë” u përmend në deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski në pres-konferencën e mbajtur më 31 janar të vitit 2015.

“Pasi ai filloi të më kërcënojë mua, MPB ftoi ekspertët më të mirë për këtë problematikë nga një kompani e njohur ndërkombëtare, e cila me pajisjet e veta vërtetoi se kohë pas kohe në lokalitete të ndryshme, kryesisht në qendër të Shkupit, autor i panjohur kryen përgjim dhe incizim të bisedave telefonike, duke përdorë pajisje mobile lokacioni të cilës ndryshon vazhdimisht, kurse funksionon në bazë të parimit të klonimit të stacioneve bazike. Lokacioni i incizimeve ka ndryshuar në radius prej dy kilometrave, por kryesisht është realizuar në qendër të Shkupit, rreth institucioneve shtetërore”, akuzoi Gruevski para dy viteve, duke aluduar se “bombat” që i publikoi Zaevi janë incizuar nga ky furgon.

Mirëpo sipas të dhënave të siguruara në kuadër të lëndës “Thesari” një veturë e tillë është blerë nga MPB, respektivisht nga DSK. Ajo ka funksionuar si stacion bazik mobil dhe është blerë përmes ndërmarrjes “Finzi” DOOEL Shkup, me aneks marrëveshje nga qershori i vitit 2012, si “pajisje plotësuese” për pajisjet e blera në vitin 2010, transmeton Gazeta Lajm.

Përveç ulëseve standarde, Furgoni i verdhë është pajisur edhe me dy ulëse shtesë, me dritare speciale mbrojtëse, me video server, video modem, disa monitorë, stabilizues të fotografisë, pranues kontrolli, tetra-radio, antenë lëvizëse, bateri speciale, forcues të sinjalit dhe zërit dhe një sërë mjeteve tjera teknike që janë dashur të mundësojnë mbikëqyrje të gjerë dhe të targetuar në formë audio, video dhe foto.
Përveç kësaj, furgoni ka qenë i pajisur edhe me tualet, që do të thotë se ka qenë i paraparë të funksionojë 24/7.

Në një periudhë të caktuar vetura ndoshta me të vërtetë ka qenë e verdhë, por ka poseduar mundësi që sipas nevojës, ngjyra e sajë të ndryshojë me foli të ndryshme, me qëllim që të mos bie në sy, nëse më shpesh është stacionuar në një lokacion të njëjtë. Furgoni ka poseduar mundësi teknike për incizim, përgjim dhe fotografim nga distanca të vogla dhe të drejtpërdrejta – duke u parkuar afër kafiterive, restoranteve, objekteve banesore, institucioneve shtetërore, shtabeve partiake, përfaqësive diplomatike, gjykatave…

Sipas konstatimeve të hetuesisë, ky furgon është shfrytëzuar një kohë ta caktuar, por me vështirësi të shumta për shkak të mungesës së kuadrit të edukuar edhe pse disa inspektorë të DSK-së janë dërguar për trajnim në Munih.

Në periudhën që është shfrytëzuar ky sistem, cak i përgjimeve kanë qenë telefonat celularë, kompjuterët dhe mjete tjera komunikimi, të cilat pasi janë “infektuar” me metoda të ndryshme, janë shndërruar në “sy e veshë”, respektivisht mikrofonë dhe kamera për ata që kanë përgjuar.

Sipas mundësive që i ofron sistemi, pa dijen e shfrytëzuesit, softueri mund të përgjojë se çka shkruan në tastierë personi i përgjuar, ka qasje te të gjithë pasuordët e kompjuterit dhe telefonit, kurse ka mundur të kyçet edhe në mikrofonin dhe kamerën e tij.

Nuk përjashtohet mundësia që me këtë qëllim, disa personave të përgjuar u është dhuruar televizor, me kamerë të fshehur që ka funksionuar me orar 24/7 (pa ndërprerje). Mirëpo më vonë pajisja është bë jofunksionale për shkak ët disa risive në sistemin telekomunikues.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.