Zeqirija Ibrahimi përgënjeshtron Visar Ganiun

Zeqirija Ibrahimi përgënjeshtron Visar Ganiun

Ankesa të shumta të qytetarëve të Maqedonisë për keqpërdorim të dhënash personale
Gruevski flet për atentatin ndaj tij dhe atentatin e sotëm ndaj Todorovit
Bomba e Demirit nga 30 metra, goli i javës (VIDEO)
Manojllovski nuk tërhiqet: Ja cfarë thotë për homoseksualët dhe mesazhin për BDI (Video)

Gjatë emisionit 200 në Alsat-M, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi, tha se shkaku i korrupsionit, e ka bërë që Komuna e Çairit të ketë borxh rreth 2,3 milion euro.
Ndaj këtyre pohimeve, reagoi kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, i cili tha se iu është drejtuar organeve të komunës dhe i ka pyetur rreth borxhit të komunës, ndërsa përgjigjja që e ka marrë, ka qenë se komuna nuk ka fare borxhe.

Megjithatë, Ganiu nuk ofroi ndonjë dëshmi se komuna është pa borxhe. Ndaj kësaj, ka reaguar Zeqirija Ibrahimi i BESËS, duke thënë se këto të dhëna që i prezanton, janë marrë nga hulumtimi i realizuar nga grupi i gazetarëve hulumtues BIRN, të publikuar në bazën e të dhënave “Komunat nën llupë”, në portalin Prizma.mk. Ajo që është më e dhimbshme, theksoi Ibrahimi, është se si shefat e Visar Ganiut e fshehin borxhin që e ka komuna, edhe nga vetë kandidati i tyre për kryetar komune.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.