Zhduket biznesmeni dhe bashkëpunëtori i tij (VIDEO)

Zhduket biznesmeni dhe bashkëpunëtori i tij (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët: 550 vjetori i Skënderbeut, ditë reflektimi për të qenë të bashkuar
17-vjeçarja nga Gostivari i vë zjarrin burgut në Shkup
Derivatet e naftës me çmime të reja
Sulm ndaj dy policëve para ambasadës së Bosnjës në Shkup, habiteni nga kush u sulmuan

Dy persona rezultojnë te zhdukur prej disa ditësh. Bëhet fjalë për biznesmenin 52-vjecar Adrian Jaho dhe bashkëpunëtorin e tij Ariseld Maze 28 vjeç.

Biznesmeni vlonjat, pronar i një hoteli të njohur është parë për herë të fundit në Durrës ku edhe kishte shkuar për të marrë mjetin e lundrimit, të cilin e përdorte për të peshkuar. Motoskafi kishte shfaqur probleme ndaj edhe biznesmeni e kishte dërguar per servis ne Durrës. Me tre korrik 52 vjecari Jaho ishte nisur per te provuar mjetin lundrues. Fakt qe e konfirmojnë edhe familjaret. Biseda e fundit e biznesmenit të zhdukur ishte një telefonatë me mikun e tij, që sipas familjarëve i ka thënë ta ndihmonte me një karrel pasi mjeti po merrte uje.

Policia është ne kërkim te Adrian Jahos dhe Ariseld Mazes, por pa mundur te gjejnë asnje gjurme te tyre e as të motoskafit prej 8 metrash. Nuk dihet besa kane dale nga porti i Durrësit.
VIDEO

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.