Zhvillimet në Lëvizjen Besa, ja qëndrimi i Ziadin Selës

Zhvillimet në Lëvizjen Besa, ja qëndrimi i Ziadin Selës

Qeveria do të kërkojë të kthehen paratë nga administratorët të cilët kanë marrë rroga pa punë
Sulmi në Uashington: Arrestohet autorja, sulmi s’ka të bëjë me terrorizëm
LIVE – Real Madrid dhe Manchester United në Shkup!
“Teuta Arifi dështoi, Bilall Kasami do të fiton”

ryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i pyetur se me cilin krah të Lëvizjes Besa do të bashkëpunojë, tha se nuk do të përzihet në përplasjet e brendshme të asnjë partie dhe apeloi që kjo parti të mbledh forcat dhe të tejkaojë mosmarrveshjet brendapartiake në kongres.

Ai me këtë i ka bërë të qartë Bilall Kasamit, se nuk do të ketë më fotografime dhe takime, për ti shfrytëzuar për qëllime të brendshme partiake.

Siç mësohet, Sela dëshiron që BESA të unifikohet, të dalë e fuqishme nga kongresi i 24 shkurtit dhe më pas të hartohen linjat e bashkëpunimit.

“Aleanca për Shqiptarët” nuk do të bëhet pjesë e zhvillimeve të brendëshme të partive politike. Ju bëj apel që të mbledhin forcat dhe kongresi t’i gjejë më të konsoliduar Lëvizjen “Besa,” ky është interes gjithë shqiptarë. Ne si “Alencë për Shqiptarët” nuk do të përzihemi në zhvillimet e brendëshme të subjekteve tjera politike kushdo qoftë ajo”, ka theksuar kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Ai tha se beson që problemet brenda partiake në lëvizjen Besa duket se nuk do të ndikojnë në raportet dhe bashkëpunimin mes këtyre dy partive. Burime partiake theksojnë se ata do të zhvillojnë politikat e tyre partiake dhe nuk do të përzihen me subjekte të tjera, derisa në periudhën në vijim do të bëjnë parapërgatitjet për kongresin partiak. (INA)

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.