Zhvillimi i Rrinisë

Zhvillimi i Rrinisë

Komploti ndaj Republikës duhet të marrë fund – Sadri Ramabaja
Maqedonia bilinguale dhe albanofobia
Studenti shqipëtar që studijon në Turqi mesazh prekës për Fyerjet dhe Urrejtjet!
Ti je në Shkup!

Shkruan: Rabije Dardhishta

Zhvillimi shpirtëror dhe psikik i të rinjve nuk varet vetëm prej faktorëve biologjikë, por edhe prej ambientit dhe prej kontekstit shoqëror ku jetojnë. Kështu që disa prej sjelljeve, tipareve shpirtërore, dezorientimit dhe mosangazhimit konkret, mund të kuptohen si reagime ndaj botës ku jetojnë. Shoqëria, me pritjet e saja, ndikon në zhvillimin dhe personalitetin e të rinjve, si dhe cakton rolin dhe planet e tyre për të ardhmen. Strukturat shoqërore mund ta lehtësojnë procesin e pjekurisë, porse njëkohësisht ato mund të shndërrohen në burim problemi dhe vështirësie. Në vazhdim, do të përpiqem të pasqyrojë në pika të përgjithshme ata faktorë shoqërorë që ndikojnë dukshëm në zhvillimin e të rinjve.

Të rinjtë e sotëm, jetojnë në një botë që karakterizohet me ndryshime të shpejta e të mëdha. Ndoshta, asnjë gjeneratë e mëparshme, s’ka përjetuar një revolucion të këtillë teknologjik sa ky i tashmi. Progresin shkencor e kemi pranuar si vlerë absolute: gjithçka i është nënshtruar progresit. Pasojat nuk kanë munguar. Mjafton të kujtojmë televizionin, centralet atomike, raketat në gjithësi, kompjuterin – gjitha këto janë shpikje të disa dhjetëvjetëshave të fundit.

Këto zbulime ndoshta nuk janë aq interesante si të tilla, sa janë interesante për shkak se kanë shkaktuar ndryshime të mëdha shoqërore.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.