20 C
Skopje
August 14, 2018
Informacione Rajoni dhe Bota

Zhytësi përdhunon 14-vjeçaren nën ujë … “e fundos” aparati

Në fund të detit, larg nga sytë e njerëzve. Në këtë situatë një instruktor zhytjeje ka abuzuar me një 14 vjeçare francez gjatë një zhytjeje në bregun jugperëndimor të Sardenjës.

53 vjeçari Francesco Carrara, u arrestua dhe tani është nën arrest shtëpiak për dhunë seksuale. Episodi ka ndodhur më 31 korrik dhe mbrojtja nuk është e lehtë për zhytësin, pasi duket se ekziston një video incizim, dorëzuar nga familja e vajzës në polici.

Vajza kishte organizuar një zhytje me instruktorin në ujin e kaltër të Cala Verde. Nën ujë instruktori ju afrua asaj dhe abuzoi me të. Momenti i abuzimit seksual u regjistrua nga një aparat fotografik që babai i 14-vjeçares i kishte dhënë asaj para zhytjes.

Pasi doli në breg, e mitura i ka thënë gjithçka babait të saj, duke shkuar në polici për të raportuar këtë çështje.

Materiali video i është dërguar Gjykatës së Cagliarit që ka aq nënshkruar urdhrin për arrest shtëpiak ndaj instruktorit të zhytjes.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Lavdrim Elmazi do të emërohet drejtor!

shprehja

Ndihet i pafajshëm i akuzuari për kontrabandim të 32 mijë litrave derivate nga Serbia

shprehja

Zaev: Miqësinë me Bullgarinë duhet ta çmojmë dhe ta shpërblejmë

shprehja