Zjarr në Vejce të Tetovës, dëmtohen dy makina

Zjarr në Vejce të Tetovës, dëmtohen dy makina

Sikur nuk kanë parë femër me sy këta deputetë, ja çka i bëjnë Federica Mogherinit (Foto)
Xhamia në Van është një simbiozë e tre stileve arkitekturore
Struganët që themeluan LDK-në e Kosovës!
Pas pak fillon ndeshja e Shkëndisë për kualifikimet

Mbrëmë nga zjarri që shpërtheu në fshatin Vejce të Tetovës është djegur krejtësisht një hambar dhe janë dëmtuar dy makina në afërsi të hambarit.

Zjarri ka shpërther në orën 01:45, ndërsa dëmi vlerësohet të jetë rreth 420 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga zjarri që ka shpërthyer për arsye të panjohura, për një kohë të shkurtë është djegur objekti dy katësh, me 450 baleta sane, 9 ton grurë, 130 elemente ndërtimi gjegjësisht materiale dhe 4 dritare plastike. Përkrah këtyre janë dëmtuar edhe dy makina “Golf” me targa të Tetovës”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se me intervenim të zjarrfikësve nga Tetova është lokalizuar zjarri, ndërsa sipas pronarit të hambarit dëmi vlerësohet të jetë 420 mijë denarë.

Policia ka kryer hetim dhe po punojnë në zbulimin e arsyeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.