Zjarri në Tetovë, 3 ditë zie dhe 2 milionë denarë për familjen Zilbehari

Zjarri në Tetovë, 3 ditë zie dhe 2 milionë denarë për familjen Zilbehari

Sulmohen bankat
Dita e Bajramit ditë jopune në Maqedoni
VIDEO | Festa e Flamurit kombëtarë festohet edhe në Rusi
“Shërova vogëlushen që ishte afër verbërimit përgjithmonë” (FOTO)

Këshilli i Komunës së Tetovës me vendim unanim shpalli 3 ditë zie me rastin e tragjedisë së djeshme që ndodhi në këtë qytet, ku gjatë një zjarri humbën jetën nëna me katër fëmijët e saj, njofton Portalb.mk.

Këshilli i Tetovës, gjithashtu ka vendosur që nga mjetet rezerve të Komunës, familjes Zilbehari t’i ndajë ndihmë financiare me vlerë prej 2 milionë denarëve.

Përpara mbledhjes fjalim kanë mbajtur komandanti i Zjarrfikësve, Ukë Aliti, i cili rrëfeu rastin e djeshëm tragjik, por edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, i cili ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura.

“Sot ndaj një dhimbje një emocion i cili nuk kapërdihet lehtë, si nënë dhe bashkëshorte dhe si e para në mes të barabartë në mes të qytetit tim për të thënë disa fjalë ku mes dhimbjes edhe fjalët janë të tepërta. Dje jo të gjithë mes nesh e panë dhe e shijuan agimin e mëngjesit, ajo që dukej si një ditë plot me diell, ngriu zemrat e çdo tetovarit, i cili u zgjua në kureshtjen tipike dhe humane duke pyetur veten se ku nisem dhe për ku shkoj sot. Në rastet kur ndalon së rrahuri zemra e njeriut, Zoti çdoherë e merr drejtimin në duart e tija, është një rrugë të cilën rrallë herë e mendojnë, por së cilës shpesh herë duhet t’i referohemi, sa herë ndihemi të humbur, si robër të dëshirave. Shpreh ngushëllimin e thellë për familjet, të cilët përveç shtëpive, në këtë tragjedi humbën edhe të afërmit e tyre, ndjejmë dhimbjen e familjes Zilbehari e cila dje humbi 5 anëtarë dhe u shua një nënë bashkë me 4 fëmijët e saj”, tha Arifi.

Varrimi i trupave të pajetë pritet që sot të bëhet pas namazit të drekës.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.