ZORAN ZAEV: LSDM KA QËNDRIM POZITIV SA I PËRKET PLATFORMËS SHQIPTARE

ZORAN ZAEV: LSDM KA QËNDRIM POZITIV SA I PËRKET PLATFORMËS SHQIPTARE

I ftohti siberian nuk është larguar, sinoptikanët: Javës tjetër rikthehet bora
Origjina e turistëve që shkojnë në Shqipëri, shikoni shtetet që vizitojn bregdetin shqiptarë
Ja sa para peshon deputeti i PDSH-së
VIDEO | Tetovë, vetura aksidenton policin në vijat e bardha

Edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është prononcuar për mediat pas takimit me eurokomesarin, Johanes Han. Zaev tha se LSDM ka qëndrim pozitiv sa i përket platformës së përbashkët të partive shqiptare, por qëndrimin përfundimtar do ta thonë kur ta marrin mandatin.

Ai tha se deri në këto momente Ali Ahmeti nuk i ka kërkuar kurrfarë materiale të shkruara, gjëgjësisht dokument të firmosur për ta pranuar platformën shqiptare, por nëse të njejtën e kërkon, LSDM do t’i përgjigjet.

Sipas Zaevit, ai është i gatshëm të bisedojë me të gjitha partitë shqiptare pasi ta marrë mandatin, por sërish potencoi se ka disa vija të kuqe.

Në pyetjen se a ka ndonjë informacion për atë që tha Menduh Thaçi i PDSH-së se Gruevski dhe Ahmeti janë marrë vesh për formimin e Qeverisë, Zaev tha se “shihet qartë se Menduh Thaçi një muaj nuk ka qenë brenda shtetit dhe nuk e di se çfarë po ndodh këtu”.

Nëse shtypni reklamat më poshtë mundësoni funksionimin e portalit tonë. Ju falemnderit.